Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Bashkia Elbasan nderon personalitetet dhe sportistët elitarë të qytetit

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, organizoi një takim të veçantë me sportistët dhe personalitetet që kanë dhënë një kontribut të çmuar për sportin në qytet. Në bashkëpunim me Klubin Shumësportësh “Elbasani”, u nderuan sportistë të shquar që ndër vite kanë ngritur lart emrin e qytetit dhe klubit, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar. Në  këtë  takim morën pjesë  edhe përfaqësues të  pushtetit lokal, sportistë, si edhe Fidel Ylli presidenti i KOKSH.

Lista e personaliteteve të nderuara përfshiu emra të njohur në fushën e sportit në  Elbasan si:  Mimoza Fusha, Ferdinand Hodo, Fatos Demeti, Ilir Balliu, Llambi Shëputi, Kristaq Papajani, Ilir Hoxha, Aleksandër Binjaku, Dhimiter Gjika, Kujtim Dalipi, Safet Merko, Nikollaq Papanikolla, Musa Peqini, Mimoza Gjoci, Hasan Dinja, Reshit Haxhihyseni, Afrit Balliu, Ylli Mollsi, Ramazan Pisha.

Gjatë takimit, Kryetari Llatja vlerësoi rolin e tyre në promovimin e sportit dhe në krijimin e një trashëgimie të pasur sportive për qytetin e Elbasanit.

“Jam i lumtur që sot nderojmë figura të spikatura që kanë shkruar historinë e sportit elbasanas, duke e ngritur emrin e qytetit në majat më të larta sportive në rang kombëtar e ndërkombëtar,” u shpreh Kryetari Llatja.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e investimeve të kryera gjatë viteve të fundit në infrastrukturën sportive të qytetit, si një prioritet i rëndësishëm për Bashkinë Elbasan. Disa prej investimeve më të spikatura përfshijnë përmirësimin e fushave të sportit, palestrave të  shkollave dhe rikonstruksionin e Pallatit të Sportit, duke krijuar kushte optimale për zhvillimin e sporteve dhe për promovimin e talenteve të reja.

Ky aktivitet shërben si një vlerësim për punën dhe përkushtimin e sportistëve ndër vite, duke përcjellë mesazhin se sporti mbetet një shtyllë e rëndësishme e identitetit të qytetit të Elbasanit.