Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

ELBASANI DHE ASETET E TIJ TË TURIZMIT DHE KULTURËS, INTERES PËR VIZITORËT NË PANAIRIN NDËRKOMBËTAR TË TURIZMIT DHE SPORTIT                  

Për dy ditë rradhazi po mbahet edicioni i 20-të i “Panairit Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit”.

Elbasani i pranishëm në këtë panair prezanton për të pranishmit vlerat e qytetit, nga pasuritë natyrore te ato kulturore si dhe historike.

Elbasani është një mozaik multikulturor, me turizëm të qëndrueshëm që zgjat gjithë vitit. Historia, trashëgimia kulturore dhe bukuritë natyrore janë asetet kryesore të qytetit të Elbasanit në zhvillimin e turizmit të Shqipërisë.

“Busheku”, “Labinoti Fushë”, “Krasta e Madhe”, “Llixha”, Funari e Gjinari, fshehin perla për vizitorët, që të shoqëruara me histori dhe legjenda shumë shekullore, janë origjinale në specifikat e tyre.

Janë këto edhe shumë arsye të tjera që Elbasani është një nga qytetet më të preferuar për turistët e huaj. Ndaj dhe më shumë se 10,000 vizitorë kanë vizituar stendën e Bashkisë Elbasan vetëm ditën e parë! 

Në sallën plot gjallëri, do të nxirret në pah bukuria e turizmit lokal të Elbasanit.

Vizitorët mund të eksplorojnë peizazhe mahnitëse dhe pika të shumta kulturore dhe turistike që e bëjnë Elbasanin të veçantë.