Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Elbasani mirëpret Trofeun Çiklistik të Ditës së Verës. Masat për qarkullimin rrugor

Bashkia Elbasan rikujton qytetarët për masat e marra në garantim e mbarëvajtjes së aktivitetit çiklistik “Trofeu Dita e Verës ”.

Më datë 16.03.2025, do të zhvillohet aktiviteti çiklistik “Trofeu Dita e Verës”.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, Bashkia e Elbasanit, Policia Bashkiake dhe strukturat e Policisë Rrugore do të marrin masa, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit, si dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.

Për këtë qëllim, ju informojmë si më poshtë:

➡️Më datë 16.03.2025, prej orës 08:00 deri në përfundim të aktivitetit, do të ketë kufizime të qarkullimit në këto rrugë;

  • Bulevardi “Aqif Pasha”
  • Rruga “Muhamet Karadaku”
  • Rruga “Ismail Zyma”
  • Rruga “Shën Thanasi”
  • Rruga “Papa Jorgji Theofari”
  • Rruga “Abedin Caushi”
  • Rruga “Kozma Naska”
  • Rruga “Kamber Sejdini”

Bashkia Elbasan dhe policia kërkojnë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, për ndalimin e qarkullimit të mjeteve, në këto rrugë, nga momenti i fillimit të këtij aktiviteti (sipas orarit të paracaktuar) deri në përfundim të tij.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.