Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

KEMI SHTUAR NUMURIN E MËSUESVE NDIHMËS PËR ZHVILLIMIN E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR SI DHE SPEKTRIT AUTIK

Në ditën Ndërkombëtare të Autizmit, kreu i bashkisë z. Gldian Llatja ka zhvilluar një takim me fëmijët në kopështet Nr 8 dhe Nr 13 në Elbasan për të bërë një apel për të gjithë prindërit, të gjithë shoqërinë që të jenë më mbështetës ndaj sindromave të ndryshme.

“Fëmijët me Autizëm duan një vëmëndje më të veçantë, dhe prandaj ne, edhe në kopështin Nr 8 edhe në kopështin Nr 13 të cilat janë dy kopështe afër njëri -tjetrit në qytetin e Elbasanit kemi shtuar numurin e mësuesve ndihmës, dhe kemi parë që ka pasur një rritje të fëmijëve të cilët e frekuentojnë kopështin, fëmijët me spektrin e autizmit.

Dua t’i bëj një thirrje të gjithë prindërve të vijnë të frekuentojnë kopshtet tona, strukturat tona, pasi tashmë ka një mbështetje të plotë për të gjithë fëmijët të cilët janë me aftësi ndryshme, me spektrin e autizmit.

Po përpiqemi maksimalisht bashkë me stafet e kopshteve dhe të sistemit tonë parashkollor, për t’i ardhur në ndihmë të gjithëve.

Të jenë të gjithë të barabartë me të njejtën strategji, për integrimin e të gjithë fëmijëve në shoqëri, dhe për të pasur një shoqëri sa më diverse në Elbasan”, tha Llatja.

Në Elbasan ka disa qendra të cilat ofrojnë shërbime të ndryshme për fëmijët autikë, ku përfshihet terapia individuale për fëmijët me spektrin e autizimit, por edhe këshillimi i prindërve për t’i ardhur sa më shumë në ndihmë këtyre fëmijëve, ku bashkia e Elbasanit si edhe institucionet arsimore bashkëpunojnë ngushtë me këto qendra.

Dita e sotme ishte një ditë e mbushur me histori, kreativitet , unitet dhe aktivitete argëtuese, nga krijimi i pjesëve shumëngjyrëshe

Një falenderim për të vegjlit tanë që na treguan fuqinë e ndjeshmërisë dhe gjithëpërfshirjes!