Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Kryetari i Bashkisë

Kryetari i Bashkisë Elbasan Z. Gledian Llatja

Gledian Llatja, ka lindur ne qytetin e Elbasanit ne 31.03.1981, ku ka përfunduar edhe shkollën e mesme te përgjithshme Dhaskal Todri në vitin 1999. Në vitin 2003 përfundon Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës duke u diplomuar në Drejtësi. Në vitin 2004 merr titullin Avokat, në vitin 2009 merr titullin master në Administrim Publik pranë Universitetit të Tiranës me programin e Universitetit të Nebraskës USA, po këtë vit diplomohet në Financë nga Universiteti i Elbasanit. Nga viti 2015 është në proçes doktorature pranë Institutit të Studimeve Europiane. Karrierën si Jurist e ka filluar në vitin 2003 si ndihmës inspektor (me kohë të pjesshme) në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Në tetor të vitit 2003 deri në vitin 2005, punësohet si jurist pranë Drejtorisë Juridike në Ministrinë e Mbrojtjes. Nga vitit 2005 deri në vitin 2013 punësohet pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në detyrën e Inspektorit.
Në janar të vitit 2014 punon në pozicionin e përgjegjësit të sektorit të Kontratave pranë Drejtorisë Juridike në Agjencinë Kombëtarë të Burimeve Natyrore. Nga Marsi i 2014 deri në Shtator të vitit 2017 drejton Drejtorinë Juridike pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, gjatë kësaj kohe për një periudhë disa mujore ka mbajtur edhe pozicionin e Zv. Drejtorit Ekzekutiv të Agjencise. Nga tetori i 2017 e deri në janar të vitit 2019 është emëruar Drejtor Kabineti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Gjatë kësaj periudhe ka qenë gjithashtu ekspert propozuar nga PS në Reformën Zgjedhore dhe të Ndryshimeve Kushtetuese.
Nga muaji Janar deri në Maj të 2019 emërohet Prefekt i Qarkut Elbasan.
Gjatë viteve të karrierës ka ndjekur një sërë trajnimesh, kursesh dhe konferencash, ka ushtruar profesionin e mësimdhënies në universitete private dhe ka ndjekur programe të ndryshme në organizata jofitimprurëse në lidhje me sistemin e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.
Zotëron gjuhen angleze dhe Italiane