Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Llatja/ Fushbulli i largët, me urë dhe rrugë të rehabilituara 

Vetëm pak muaj më parë Bashkia e Elbasanit bëri të mundur ndërtimin e pritës lumore në fshatin e largët Fushbull të Njësisë Administrative Shushicë, ndërsa ditën e sotme, ky fshat ka edhe një urë të re si edhe rehabilitimin e një segmenti rrugor. Ditën e sotme, kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka parë nga afër  urën e re të fshatit Fushbull i cili në kushtet që ishte po rrezikonte të izolonte 1500 banorët e asaj zone. “Sot qendra e Njësisë Administrative  është më afër falë investimit që Bashkia bëri për ndërtimin e urës së re. Ky investim ishte një shqetësim i kahershëm për banorët e zonës, ne u njohëm pak muaj më parë kur  ndërtuam pritën lumore të lumit Shushicë.  Në një kohë rekord arritëm të rehabilitojmë një pjesë të segmentit rugor, si edhe ndërtuam urën e re. Tashmë banorët e fshatit lidhen lehtësisht me qendrën e Shushicës”, tha Z. Llatja. Investimi për ndërtimin e urës së re, u arrit edhe falë bashkëpunimit me biznesin si edhe komunitetin, ku tashmë 1500 banorët e këtij fshatit kanë një rrugë të kalueshme dhe një urë të re, e cili i vjen në ndihmë banorëve të fshatit Fushbull si edhe nxënësve të shkollës. Fushbulli është një fshat fundor, me problematika, por ka jetë, Kreu i Bashkisë Z. Llatja premtoi se  Bashkia do ti mbështesë gjithmonë këta banorë. ” Ne do të përpiqemi maksimalisht për problematikat që banorët kanë kryesisht në infrastrukturë”, shtoi ai. Vetë banorët kanë falenderuar Bashkinë për këtë investim, pasi tashmë mjetet do të mund të kalojnë lehësisht, pa problemeve që shkaktonte përroi për shkak të rrugës dhe urës.