“Funar Fest 2026”, nis zbatimi i fazĂ«s sĂ« dytĂ« tĂ« projektit ndĂ«rkufitar pĂ«r turizmin e aventurĂ«s.
Qindra vizitorĂ« nga Elbasani, qytete tĂ« tjera tĂ« vendit, por edhe turistĂ« tĂ« huaj, u bĂ«nĂ« pjesĂ« kĂ«tĂ« tĂ« shtunĂ« e “Funar Fest 2026”, njĂ« nga aktivitetet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme verore qĂ« promovon natyrĂ«n, turizmin dhe traditat e zonĂ«s sĂ« Funarit.
Festa solli një atmosferë të gjallë me panairin e produkteve lokale, muzikë live, aktivitete sportive, kajak në liqen, kamping, guida në natyrë dhe shumë aktivitete të tjera që e kthyen Funarin në një pikëtakim të dashamirësve të natyrës dhe aventurës.
PĂ«rveç atmosferĂ«s festive, “Funar Fest 2026” shĂ«noi edhe nisjen zyrtare tĂ« zbatimit tĂ« fazĂ«s sĂ« dytĂ« tĂ« projektit ndĂ«rkufitar “KrushevĂ« dhe Elbasan – UdhĂ«tim nĂ« NatyrĂ« dhe AventurĂ«”, i cili zbatohet nga organizata “TjetĂ«r Vizion” nĂ« kuadĂ«r tĂ« Programit IPA III tĂ« BashkĂ«punimit NdĂ«rkufitar Maqedonia e Veriut – ShqipĂ«ri.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Krushevës, Niko Choneski, duke konfirmuar bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet dy bashkive në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.
Faza e dytë e projektit parashikon ndërtimin e Parkut të Aventurës në Funar, sistemimin e parkimit dhe hapjen e 13 kilometrave shtigje të reja malore, të cilat do të jenë të aksesueshme për këmbësorët dhe çiklistët, duke pasuruar ofertën turistike të zonës.
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, u shpreh se Festa e Funarit është tashmë festa e miqve të Funarit, ndërsa këtë vit përkon edhe me një moment të rëndësishëm për zhvillimin e zonës.
“Sot kemi edhe njĂ« event tjetĂ«r tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m, fillimin e fazĂ«s sĂ« dytĂ« tĂ« projektit IPA Cross Border me BashkinĂ« e KrushevĂ«s. Ă‹shtĂ« viti i dytĂ« qĂ« miqtĂ« tanĂ« nga Krusheva marrin pjesĂ« nĂ« aktivitetet tona dhe kjo tregon partneritetin e fortĂ« qĂ« kemi ndĂ«rtuar.”
Llatja theksoi se Bashkia Elbasan ka realizuar një sërë projektesh të financuara nga Bashkimi Evropian, mes tyre qendrën e informacionit turistik, pajisje për biçikleta dhe kanoe, si dhe 60 kilometra shtigje malore që lidhin Elbasanin dhe Bradasheshin me Funarin.
“Sot nisim ndĂ«rtimin e Parkut tĂ« AventurĂ«s, njĂ« investim qĂ« do ta bĂ«jĂ« Funarin edhe mĂ« tĂ«rheqĂ«s pĂ«r turistĂ«t. Krahas kĂ«saj, do tĂ« hapen edhe 13 kilometra shtigje tĂ« reja malore. Investimet tona nĂ« Funar kanĂ« qenĂ« tĂ« shumta, jo vetĂ«m me fondet e Bashkimit Evropian, por edhe me fondet e BashkisĂ« Elbasan. Do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« investojmĂ« pĂ«r njĂ« turizĂ«m tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m qĂ« krijon zhvillim ekonomik pĂ«r zonĂ«n.”
Nga ana e tij, Kryetari i Komunës së Krushevës, Niko Choneski, e cilësoi një nder pjesëmarrjen në Festën e Funarit dhe vlerësoi bashkëpunimin ndërkufitar mes dy bashkive.
“Ă‹shtĂ« njĂ« kĂ«naqĂ«si e veçantĂ« tĂ« jemi sot kĂ«tu, ndĂ«rsa sĂ« bashku nisim ndĂ«rtimin e Parkut tĂ« AventurĂ«s, njĂ« investim qĂ« do tĂ« kontribuojĂ« mĂ« tej nĂ« zhvillimin e Funarit si njĂ« destinacion modern pĂ«r turizmin aktiv.
Projekti ‘KrushevĂ« dhe Elbasan – UdhĂ«tim nĂ« NatyrĂ« dhe AventurĂ«’ Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r rezultat konkret i bashkĂ«punimit tĂ« suksesshĂ«m mes dy bashkive tona dhe njĂ« dĂ«shmi se, duke punuar sĂ« bashku, mund tĂ« krijojmĂ« mundĂ«si tĂ« reja turistike, tĂ« nxisim zhvillimin lokal dhe tĂ« ndĂ«rtojmĂ« njĂ« rajon ndĂ«rkufitar mĂ« tĂ« njohur dhe mĂ« tĂ«rheqĂ«s.”
Ai vlerësoi gjithashtu mbështetjen e Bashkimit Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar, duke theksuar se investime të tilla po përmirësojnë infrastrukturën turistike, po krijojnë mundësi të reja ekonomike dhe po forcojnë lidhjet mes komuniteteve në të dy anët e kufirit.
Me investimet e realizuara ndër vite në infrastrukturë, zhvillimin e bujtinave, shtigjeve natyrore dhe tashmë me Parkun e Aventurës, Funari po konsolidohet si një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit natyror dhe aktiv në Shqipëri, duke tërhequr çdo vit gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.