Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Në rrugën “Halit Narazani”, ku vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrjetit të ujit të pijshëm

Në Elbasan kanë nisur punimet për përmirësimin e sistemit të ujësjellësit dhe ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve. Një tjetër investim i rëndësishëm, pjesë e Programit Infrastruktura Bashkiake V, i cili do të transformojë cilësinë e furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë për banorët e Elbasanit.

Janë katër kantierë të cilët cilët po punojnë paralelisht në kuadër të projektit të KFV -së ku përfitojnë 50 mijë banorë të qytetit.

Kantierin e punimeve për ndërtimin e rrjetit të ujit të pijshëm në rrugën “Halit Narazani” që u vjen në ndihmë mbi 500 banorëve, e kanë inspektuar kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja dhe drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri.  

Kryebashkiaku Llatja shprehu bindjen se ky projekt i madh do të garantojë furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë në ditë pjesën më të madhe të qytetit.

“Këtu jemi në rrugën Halit Narazani, një zonë informale, ku po punohet në katër degëzime, për të nisur më pas me sistemimin me asfalt.

 E nisëm pikërisht në zonat informale me qëllim që të mbyllim totalisht urbanizimin e tyre, me qëllim që të mos kemi më probleme me hapjen e rrugëve kur të nis investimi në infrastrukturën rrugore”, pohon z. Llatja.

Projekti në fjalë i cili ka nisur vitin e fundit në Elbasan, po realizohet në bashkëpunim me bashkinë Elbasan dhe qeverinë shqiptare si edhe me Drejtorinë e Ujësjellës Kanalizmeve në Elbasan.

Drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, i cili më herët e ka cilësuar si prioritet urbanizimin e zonave informale, ka deklaruar se “nga ky projekt i madh po preken shumë zona të cilat nuk kanë pasur infrastrukturë, ku synimi është të urbanizojmë Elbsanin në të gjithë periferitë dhe përmasat e tij”, ndërsa vlerësoi bashkëpunim mes pushtetit vendor dhe Agjesisë së  Ujësjellës Kanalizimeve për ecurinë e kësaj pune.

Duke qenë se është një projekt i madh, bashkia ka vendosur një linjë prioritare kjo edhe për shkak të investimeve që po planifikon për ndërhyrje.

Investimi i nisur në Bashkinë e Elbasanit përfshinë zonat Puset e Krastës së Vogël, Mengelit dhe Frigoriferit.

Projekti përfshinë rehabilitimin e rrjetit primar dhe rrjetit sekondar e terciar, ndërtimin e zonave të Matjes dhe të Presionit, lidhjen e abonentëve familjarë, bizneseve dhe enteve publike me ujëmatësa.