Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Muaj: Korrik 2026

Dizinformimi online dhe dhuna digjitale në fokus të mbledhjes së Këshillit Vendor të Sigurisë Publike në Elbasan

Dizinformimi online dhe dhuna digjitale, si dy nga sfidat më të mëdha që prekin sigurinë publike dhe të rinjtë, ishin në fokus të mbledhjes së radhës së Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, të zhvilluar në Bashkinë Elbasan.

Në takim morën pjesë Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Anisa Ruseti, Prefekti i Qarkut Elbasan, Ilir Bejtja, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Fatmir Hoxha, Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, Kreshnik Ajazi, përfaqësues të institucioneve vendore, sistemit arsimor, organizatave të shoqërisë civile dhe mediave.

Në fjalën e tij, Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, u shpreh se sot po trajtohet një sfidë që prek drejtpërdrejt sigurinë, demokracinë dhe besimin e qytetarëve. Ai theksoi se dizinformimi në rrjetet sociale nuk luftohet vetëm me teknologji, por duke fituar besimin e qytetarëve, duke forcuar bashkëpunimin mes institucioneve dhe duke investuar tek të rinjtë.

Llatja nënvizoi se Këshilli Vendor i Sigurisë Publike në Elbasan i ka kushtuar një vëmendje të veçantë përfshirjes së të rinjve në çështjet e sigurisë publike, ndërsa trajnimet dhe aktivitetet e zhvilluara gjatë këtij viti kanë dëshmuar rëndësinë e krijimit të hapësirave ku të rinjtë informohen, diskutojnë dhe kontribuojnë në ndërtimin e një kulture qytetare të përgjegjshme. Sipas tij, përgjegjësia e përbashkët mbetet ndërtimi i një komuniteti më të informuar dhe më kritik ndaj dezinformimit dhe lajmeve të rreme.

Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Anisa Ruseti, e vlerësoi Këshillin Vendor të Sigurisë Publike të Elbasanit si një nga më të suksesshmit ndër 61 bashkitë e vendit, falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve. Ajo theksoi se ky bashkëpunim ka bërë të mundur parandalimin e një sërë rastesh dhe ndikimesh që mund të cenonin sigurinë e komunitetit. Ruseti shtoi se Bashkia Elbasan përbën një model bashkëpunimi, i cili do të shërbejë si shembull edhe për bashki të tjera, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme është duke hartuar Strategjinë e re të Sigurisë Publike.

GjatĂ« mbledhjes u diskutuan gjithashtu masat e PaketĂ«s sĂ« SigurisĂ« nĂ« Shkolla pĂ«r vitin shkollor 2026–2027, si dhe u prezantua aplikacioni “Raporto Tani”, i cili synon tĂ« lehtĂ«sojĂ« raportimin e rasteve problematike dhe tĂ« forcojĂ« ndĂ«rhyrjen e hershme pĂ«r mbrojtjen e fĂ«mijĂ«ve dhe tĂ« rinjve.

Në përfundim të mbledhjes u ritheksua angazhimi për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zbatimin e rekomandimeve të dala nga diskutimet. Bashkia Elbasan, përmes Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, vijon prej vitesh të organizojë takime periodike mbi tema që lidhen me sigurinë publike, mbrojtjen e të rinjve, parandalimin e fenomeneve sociale dhe forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve.

Këto tryeza kanë shndërruar Këshillin Vendor të Sigurisë Publike të Elbasanit në një model suksesi në nivel kombëtar, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e një komuniteti më të sigurt, më të informuar dhe më të përgjegjshëm.

NJOFTIM

Të nderuar prindër!

Ju informojmë se kopshtet publike të Bashkisë Elbasan do të vijojnë të jenë të hapura dhe në shërbim të fëmijëve gjatë gjithë periudhës së verës, sipas grafikut të përcaktuar.

Ndërkohë, çerdhet do të jenë të mbyllura gjatë muajit gusht, për shkak të kryerjes së punimeve të domosdoshme të dezinfektimit, lyerjes dhe riparimeve, me qëllim garantimin e një mjedisi sa më të sigurt, të pastër dhe funksional për mirëpritjen e fëmijëve në fillim të sezonit të ri.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm!

Bashkia Elbasan pjesë e iniciativës AI4Society

Bashkia Elbasan është përzgjedhur si bashkia shqiptare që do të luajë një rol kyç në iniciativën ndërkufitare AI4Society, duke kontribuar në identifikimin e sfidave dhe nevojave lokale që mund të adresohen përmes zgjidhjeve dixhitale dhe Inteligjencës Artificiale.

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua takimi i parë për vlerësimin e nevojave, organizuar në bashkëpunim me Build Green Group, ku u prezantua iniciativa dhe u diskutua mbi prioritetet strategjike të Bashkisë, sfidat aktuale dhe mundësitë për përdorimin e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale në përmirësimin e shërbimeve publike dhe vendimmarrjes së bazuar në të dhëna.

Në fokus të diskutimeve ishte identifikimi i nevojave konkrete të Bashkisë, të cilat në fazat e mëtejshme të projektit do të shërbejnë si bazë për zhvillimin e zgjidhjeve dhe prototipeve inovative të bazuara në AI.

PĂ«rmes njĂ« hackathon-i ndĂ«rkufitar, programit tĂ« mentorimit dhe validimit nga ekspertĂ«, tĂ« rinjtĂ« inovatorĂ« dhe ekspertĂ«t do tĂ« punojnĂ« mbi sfidat e identifikuara, me synimin pĂ«r t’i kthyer ato nĂ« zgjidhje praktike qĂ« i pĂ«rgjigjen nevojave tĂ« administratĂ«s dhe qytetarĂ«ve.

🤝AI4Society krijon një mundësi të re për Bashkinë Elbasan për të lidhur nevojat lokale me inovacionin, teknologjinë dhe potencialin e të rinjve, duke kontribuar në zhvillimin e shërbimeve publike më inteligjente, efikase dhe të orientuara drejt qytetarit.

Iniciativa AI4Society zbatohet nga Build Green Group, në partneritet me NALED dhe Reputeo, me mbështetjen e Open Society Foundations – Western Balkans.

Bashkëpunimi me TİKA-n do të vijojë

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, së bashku me Koordinatorin e ri të Programit TİKA për Shqipërinë, z. Murat Ölçenoğlu, panë nga afër disa prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të qytetit.

Gjatë vizitës, ata u ndalën në Bazilikën e Bezistanit, një nga dëshmitë më të hershme të historisë së Elbasanit, në Kalanë e Elbasanit, simbol i identitetit dhe historisë shumë shekullore të qytetit, si edhe në Xhaminë Mbret, e cila së fundmi është restauruar falë bashkëpunimit mes Bashkisë Elbasan dhe TİKA-s.

E ndërtuar në vitin 1464, Xhamia Mbret është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe fetare të Elbasanit. Restaurimi i saj ka rikthyer në vlerë një pasuri të çmuar historike, duke kontribuar edhe në pasurimin e ofertës turistike të qytetit.

Gjatë vizitës u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes Bashkisë Elbasan dhe TİKA-s në restaurimin dhe ruajtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore, ndërsa u theksua se ky partneritet do të vijojë edhe në të ardhmen me projekte të reja në shërbim të mbrojtjes dhe promovimit të vlerave historike e kulturore të Elbasanit.

83 vite nga krijimi i Batalionit të Parë të Shpatit, ceremoni përkujtimore në Tregan

Prodhimi bujqësor në Bashkinë e Elbasanit po njeh rritje nga viti në vit, ndërsa organizimi i fermerëve në Shoqëri të Bashkuara Bujqësore mbetet një nga prioritetet kryesore për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit. Ky ishte edhe mesazhi i përcjellë nga kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, gjatë vizitës në Shushicë, ku së bashku me deputeten Evis Kushi u takua me fermerët dhe pa nga afër parcelat me pjeshkë.
“Nga viti nĂ« vit prodhimi vjen nĂ« rritje. Prandaj prej kohĂ«sh po punojmĂ« pĂ«r tĂ« bashkuar fermerĂ«t, si ata qĂ« kanĂ« serat nĂ« fushĂ«n e Elbasanit, ashtu edhe fermerĂ«t e pemĂ«tarisĂ« nĂ« zonat tona kodrinore, siç Ă«shtĂ« Shushica. QĂ«llimi ynĂ« Ă«shtĂ« krijimi i ShoqĂ«rive tĂ« Bashkuara BujqĂ«sore, tĂ« cilat do t’u japin fermerĂ«ve mĂ« shumĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« zhvilluar aktivitetin e tyre dhe pĂ«r tĂ« qenĂ« mĂ« tĂ« fortĂ« nĂ« treg”, u shpreh Llatja.
Kryebashkiaku bëri të ditur se një tjetër hap i rëndësishëm në këtë drejtim është edhe vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave, përmes të cilit kaloi në pronësi toka bujqësore në Thanë, ku do të ndërtohen kapanone bujqësore dhe pika frigoriferike në shërbim të fermerëve të organizuar në Shoqëritë e Bashkuara Bujqësore.
“KĂ«to janĂ« mbĂ«shtetje konkrete pĂ«r fermerĂ«t tanĂ«. Çmimet janĂ« tĂ« paqĂ«ndrueshme, sidomos nĂ« sezonet kur ka mbiprodhim tĂ« produkteve bujqĂ«sore dhe tĂ« pemĂ«tarisĂ«. Me ndĂ«rtimin e pikave frigoriferike fermerĂ«t do tĂ« kenĂ« mundĂ«si t’i ruajnĂ« produktet dhe t’i nxjerrin nĂ« treg nĂ« momentin kur çmimi Ă«shtĂ« mĂ« i favorshĂ«m. PikĂ«risht kĂ«tĂ« synojmĂ«, t’u krijojmĂ« ambiente tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta pĂ«r grumbullimin dhe ruajtjen e prodhimeve, duke ecur nĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ« sĂ« bashku me fermerĂ«t”, tha Llatja.
Deputetja Evis Kushi vlerësoi punën e fermerëve të Shushicës dhe të gjithë zonës së Shpatit, duke theksuar se investimet në bujqësi dhe infrastrukturë po japin rezultate konkrete.
“FermerĂ«t e ShushicĂ«s dhe tĂ« zonĂ«s sĂ« Shpatit janĂ« njerĂ«z punĂ«torĂ« dhe investimet qĂ« bĂ«jnĂ« janĂ« investime tĂ« zgjuara. Edhe ne po japim kontributin tonĂ« me investime qĂ« u shĂ«rbejnĂ« drejtpĂ«rdrejt fermerĂ«ve. Pak kohĂ« mĂ« parĂ« pĂ«ruruam njĂ« kanal vaditĂ«s dhe tashmĂ« janĂ« tre kanale vaditĂ«se qĂ« ndihmojnĂ« bujqĂ«sinĂ« nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ«, ndĂ«rsa edhe investimet nĂ« infrastrukturĂ«n rrugore ua kanĂ« lehtĂ«suar punĂ«n fermerĂ«ve”, u shpreh Kushi.
Vizita në Shushicë u fokusua te mbështetja që po u jepet fermerëve përmes krijimit të Shoqërive të Bashkuara Bujqësore, investimeve në infrastrukturën vaditëse dhe ndërtimit të kapaciteteve për grumbullimin e ruajtjen e prodhimeve, me synimin për të rritur vlerën e prodhimit vendas dhe të ardhurat e fermerëve.

Këshilli Bashkiak i Elbasanit miraton ngritjen e një stacioni të ri zjarrfikës në Bradashesh.

Këshilli Bashkiak i Elbasanit, në mbledhjen e radhës, miratoi ngritjen e një stacioni të ri të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Njësinë Administrative Bradashesh, pranë godinës së njësisë administrative, si edhe shtimin me 10 punonjës operacionalë në organikën e Drejtorisë së Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

Ky investim vjen si përgjigje ndaj rritjes së numrit dhe kompleksitetit të emergjencave, si zjarret, aksidentet rrugore, përmbytjet dhe incidentet industriale, duke synuar forcimin e kapaciteteve operacionale dhe uljen e kohës së reagimit në të gjithë territorin e bashkisë.

Stacioni i ri do të pajiset me automjete zjarrfikëse, pajisje moderne dhe infrastrukturën e nevojshme për funksionimin e tij. Vendndodhja në Bradashesh është përzgjedhur për shkak të pozicionit strategjik, pasi mundëson ndërhyrje më të shpejtë në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në zonat industriale, si edhe në njësitë administrative Bradashesh, Gracen dhe Papër, ku gjatë sezonit veror shtohet rreziku i zjarreve në sipërfaqet pyjore dhe bujqësore.

Vendimi synon gjithashtu të rrisë nivelin e sigurisë për zonën industriale të Elbasanit, ku janë të përqendruara aktivitete prodhuese dhe biznese me potencial të lartë rreziku. Me ngritjen e stacionit të ri pritet të përmirësohet mbrojtja e jetës, pronës, mjedisit dhe investimeve, duke garantuar një reagim më të shpejtë dhe më efikas në çdo situatë emergjente.

Aktualisht, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Bashkinë Elbasan funksionon me një stacion zjarrfikës, i cili disponon 6 automjete zjarrfikëse me pompë centrifugale, një autoshkallë dhe një autobot uji me kapacitet 14 ton, si edhe një personel prej 42 punonjësish.

Me zgjerimin e territorit, rritjen e numrit të emergjencave, zhvillimin industrial dhe shtimin e rrezikut nga zjarret gjatë sezonit veror, ngritja e një stacioni të dytë në Bradashesh synon të rrisë kapacitetet operacionale, të ulë kohën e reagimit dhe të garantojë një mbulim më të mirë të territorit të Bashkisë Elbasan, veçanërisht në zonat perëndimore dhe përgjatë aksit Elbasan–Tiranë.

Pas fermerĂ«ve, vijojnĂ« takimet me blegtorĂ«t pĂ«r krijimin e ShoqatĂ«s sĂ« BashkĂ«punimit BujqĂ«sor “Bulmeti i Elbasanit”

Pas takimit të parë me fermerët për krijimin e Shoqatës së Bashkëpunimit Bujqësor, procesi ka vijuar me blegtorët e njësive administrative të Bashkisë Elbasan.

Takimi me blegtorĂ«t, kishte nĂ« fokus krijimin e njĂ« strukture tĂ« pĂ«rbashkĂ«t bashkĂ«punimi pĂ«r grumbullimin, pĂ«rpunimin dhe zhvillimin e produkteve tĂ« bulmetit, e cila do tĂ« mbajĂ« emrin “Bulmeti i Elbasanit”.

Nënkryetari i Bashkisë Elbasan, Asim Sula, prezantoi rëndësinë e krijimit të kësaj shoqërie dhe i njohu blegtorët me statutin, aktin e themelimit dhe organet drejtuese, duke theksuar se bashkimi i tyre në një strukturë të përbashkët do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e sektorit, rritjen e vlerës së produkteve vendase dhe fuqizimin e tyre në treg.

Shoqata e BashkĂ«punimit BujqĂ«sor “Bulmeti i Elbasanit” synon tĂ« krijojĂ« njĂ« model tĂ« ri bashkĂ«punimi mes blegtorĂ«ve, duke mundĂ«suar grumbullimin e organizuar tĂ« qumĂ«shtit, prodhimin e produkteve tĂ« certifikuara tĂ« bulmetit dhe promovimin e njĂ« marke lokale me standarde tĂ« larta cilĂ«sie.

Kjo nismë mbështetet nga Bashkia Elbasan, e cila po punon për fuqizimin e fermerëve dhe blegtorëve, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e ekonomisë rurale dhe përgatitjen e prodhimit vendas për t’u orientuar drejt standardeve dhe mundësive të reja që ofron integrimi europian.

NJOFTIM

​NĂ« mbĂ«shtetje tĂ« nenit 8 dhe nenit 64 tĂ« Ligjit nr. 139/2015 “PĂ«r vetĂ«qeverisjen vendore”, tĂ« Ligjit nr. 9920/2008 “PĂ«r procedurat tatimore nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«”, tĂ« Ligjit nr. 68/2017 “PĂ«r financat e vetĂ«qeverisjes vendore”, si dhe akteve tĂ« KĂ«shillit Bashkiak qĂ« rregullojnĂ« tarifĂ«n e parkimit pĂ«r rezidentĂ«t, njoftohen tĂ« gjithĂ« banorĂ«t e BashkisĂ« Elbasan se, me qĂ«llim lehtĂ«simin e procedurave dhe afrimin e shĂ«rbimeve administrative pranĂ« qytetarĂ«ve ka nisur procedurat pĂ«r pajisjen me KartĂ«n e Parkimit pĂ«r RezidentĂ«t .

​PĂ«r kartĂ«n e parkimit mund tĂ« aplikojnĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t rezidentĂ« nĂ« zonat ku aplikohet sistemi i parkimit me pagesĂ«/rezident.Pagesa e tarifĂ«s pĂ«rkatĂ«se bĂ«het direkt te Zyra e Rajonit tuaj Administrativ.PĂ«r çdo pagesĂ« tĂ« kryer, do t’ju lĂ«shohet menjĂ«herĂ« mandat-arkĂ«timi zyrtar sipas rregullave financiare nĂ« fuqi.📍Paraqituni pranĂ« zyrave tĂ« Rajonit tuaj Administrativ.​DorĂ«zoni dokumentacionin e nevojshĂ«m identifikues dhe tĂ« mjetit (certifikatĂ« personale/rezidencĂ«, leje qarkullimi tĂ« mjetit).​Kryeni pagesĂ«n e tarifĂ«s vjetore prej 2000 lekĂ« dhe merni dokumentin e arkĂ«timit.

​Për çdo informacion shtesë ose sqarim, mund të drejtoheni pranë Rajonit tuaj Administrativ ose pranë Sektorit të Menaxhimit të Transportit Publik në Bashkinë Elbasan.

​Faleminderit për bashkëpunimin!