Njoftim Përmbarues Gjyqësor Privat
Bazuar në ligjin 9780 datë 16.07.2007 “Për Inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga ndërtimet e Kundraligjshme”, i ndyshuar dhe në ligjin 10031, datë 11.12.2008 “ Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat ”, i ndryshuar , Ju njoftojmë se :
Bashkia Elbasan kërkon Përmbarues Gjyqësor Privat për lidhjen e kontratave për ekzekutimin e Titujve Ekzekutiv të lëshuara nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës të vendimeve për dënimim me gjobë të mbajtuara nga I.M.T, Bashkia Elbasan për objektet e ndërtuara pa u paisur me leje nga organet kompetente. Njoftohen të gjithë të intresuarit të paraqiten pranë zyrave të IMT, Bashkia Elbasan (mbrapa pallatit të sportit) brënda datës 11.10.2021 ora 10.00.