Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Njoftim për shpronësim

Në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 7 datë 28.01.2026, i cili ka miratuar fillimin e proçedurave të shpronësimit për pasuritë që preken nga realizimi i projektit me interes publik, Ndërtimi i rrugës rrotonda e varrezave – intersektimi i rrugës “Nos Josifi”, ndodhur në Z.K 8522 dhe 8527”, si dhembështetur në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndyshuar, ligjin nr. 8561 datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, i ndryshuar, kërkohet që brënda datës 20.02.2026, pronari/ët e pasurive ose të tretë të cilëve i’u preket pasuria, të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Pronave Publike dhe Strehimit, fotokopje të noterizuar të dokumenteve të pronësisë lëshuar nga ASHK Elbasan si dhe fotokopje karte identiteti.