Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Njoftime për qytetarët

BASHKIA ELBASAN SQARON QYTETARËT PËR MIRËPËRDORIMIN E FONDEVE

Bashkia e Elbasanit ka zgjedhur të ketë në fokus të saj parësor shërbimin e përditshëm ndaj qytetarëve dhe të mos harxhojë kohë e energji duke u marrë me baltën që hidhet qëllimisht për të spekuluar e keqinformuar rreth çdo pune që bëhet në qytet.

Por nisur nga nga një shkrim i publikuar në media dhe rrjete sociale, i cili aludon për shpërdorim fondesh nga Bashkia Elbasan dhe përzgjedhje preferenciale të operatorëve fitues në tendera sqarojmë qytetarët sa vijon:

Bashkia Elbasan në datë 23.01.2023 ka shpallur procedurën e hapur për blerje karburanti. Në garë morën pjesë tre operatorë ekonomikë.

Për blerje karburanti Bashkia e Elbasanit vuri në dispozicion shumën 30.291.667 lekë pa TVSH. Ky është fondi limit i përcaktuar për blerje karburanti dhe jo ofertë e operatorëve ekonomikë, pasi bazuar në VKM nr.285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të Prokurimit Publik”, i ndryshuar, ofertimi në rastin e procedurave për blerje karburanti bëhet me marzh fitimi në vlerë absolute.

Në këtë rast ofertat janë:

OPERATORI 1 i ofroi Bashkisë Elbasan karburant me marzh fitimi 10,80 L/litër.

OPERATORI 2 i ofroi bashkisë Elbasan karburant me marzh fitimi 17,00 L/ Litër.

OPERATORI 3 e ofroi karburantin me marzh fitimi 25,00 L/Litër.

Në bazë të ligjit nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik” u shpall fitues operatori ekonomik që ofroi marzh më të ulët fitimi, pra në këtë rast OPERATORI 1 me 10,80 L/Litër në diferencë të konsiderueshme nga dy operatorët e tjerë.

Bashkia Elbasan ka përdorur me eficensë fondet publike pasi ka përzgjedhur operatorin që ofroi marzhin më të ulët të fitimit duke përfituar më shumë sasi karburanti brenda vlerës së fondit të përllogaritur.

Në zbatim të ligjit operatori fitues është ai që ka përmbushur kriteret e përcaktuara në dokumentat e tenderit, dhe ka ofruar çmimit më të ulët.

Ndërkohë dy operatorët e tjerë nuk kanë plotësuar të gjithë kriteret e përcaktuara në dokumentacion, por edhe kanë ofruar çmimin më të lartë.

Pavarësisht informacioneve të rreme që kanë synim të bëjnë pis imazhin e Bashkisë së Elbasanit dhe të investimeve që nuk janë ndalur asnjë ditë, ne do të vijojmë të përdorim me korrektësi dhe përgjegjshmëri taksat e qytetarëve duke i përkthyer ato në punë, shërbime dhe investime.

Njoftim Zyrës së Informacionit/ Njësive Administrative/Lagjeve

Bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.673, datë 22.11.2017 “Për riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.1147, datë 09.12.2020 “Për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Portali unik qeveritar e-albania” dhe për miratimin e rregullave “për mënyrën e funksionimit të pikës së vetme të kontaktit”, Urdhrit të Kryeministrit, Nr. 153 Prot., datë 25.11.2019 “Për marrjen e masave dhe rregullimin e dispozitave ligjore për aplikimin e shërbimeve vetëm online nga data 01.01.2020”, si dhe shkresën e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit nr.335 prot., datë 17.01.2022, protokolluar me tonën nr.prot.137, datë 20.01.2022, ju njoftojmë se duke filluar nga data 01.05.2022 shërbimi për shtyrjen e afatit për vazhdimin e procedurave të kreditimit në zbatim të pikave 24, 25 dhe 26 të VKM nr.453, datë 03.07.2019 “Për masën e subvencionit të interesave të kredisë dhe procedurën e dhënies së tij për familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët, me kredi të lehtësuara nga shteti”, do të kryhet vetëm nëpërmjet platformës e-Albania.

Për vijueshmëri sa më të mirë të këtij procesi Bashkia Elbasan ofron asistencën e saj nga ora 8:00-10:00 pranë zyrës së informacionit për individët të cilët kërkojnë të aplikojnë në platformën e-Albania për këtë program.

Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin !

Njoftim për proçesin e “Buxhetimit me Pjesëmarrje”.

Të nderuar qytetarë, duke nisur nga data 29 Tetor, 2021, Kryetari i
Bashkisë Elbasan, Z.Gledian LLATJA, Ju fton të bëheni pjese e
vendimmarrjes tonë të përbashkët, nëpërmjet pjesëmarrjes dhe angazhimit
tuaj në proçesin e “Buxhetimit me Pjesëmarrje”, në të gjitha Njësitë
Administrative dhe lagjet e qytetit.

Prej më shumë se një dekadë tashmë, ju njiheni me këtë proçes, i cili
për nga rëndësia zë vendin kryesor, pasi jeni ju që përcaktoni
prioritetet tuaja dhe ndikoni drejtpërdrejt në vendimmarrje.

Përpara hartimit të buxhetit të vitit pasardhës, për Bashkinë e
Elbasanit është e rëndësishme të vlerësojë mendimin dhe gjykimin e çdo
qytetari, për këtë është e domosdoshme pjesëmarrja juaj.

Më poshtë, po ju paraqesim axhendën e takimeve në kuadër të proçesit të
Buxhetimit me pjesëmarrje, në bazë lagjesh dhe Njësish Administrative:

Njoftim mbi dëgjesën publike për Rishikimin e Dokumentit të Planit të Përgjithshem Vendor me Proçedurë të Thjeshtuar

Mbeshtetur ne ligjin nr. 107/2014, date 31.07.2014, per “Planifikim dhe zhvillimin e territorit” (i ndryshuar), neni 13, shkronja “b”, neni 24, Vendimin e Keshillit te Ministrave nr. 686, date 22.11.2017, “Per Miratimin e Rregullores se Planifikimit te Territorit”, i ndryshuar, neni 26, neni 6, Keshillimi dhe takimi publik, udhezimin e Agjencise Kombetare te Planifikimit te Territorit nr. 1, date 22.02.2019, per “Hartimin, bashkerendimin, miratimin dhe kontrollin e procesit te rishikimit te dokumenteve te Planeve te Pergjithshem Vendore me procedure te thjeshtuar”;

Bashkia Elbasan dote organizoje- Degjesen Publike per Rishikimin e Dokumentit te Planit te Pergjithshem Vendor me Pro9edure te Thjeshtuar.

Degjesa publike qe do te zhvillohet diten e Enjte, me date 04.11.2021, ora 12:00 ne “Teatrin Skampa” Elbasan.

Subjekte private dhe pale te interesuara per bashkepunim jane te ftuar per te mane pjese ne diskutim per hartimin perfundimtar te draft propozimit per rishikimin e Dokumentit te Planin te Pergjithshem Vendor me Proi;edure te Thjeshtuar .

Bejme me dije se, materiali i propozuar per ndryshim per Rishikimin e Planit te Pergjithshem Vendor, i vleresuar dhe i percjelle ne Agjencine Kombetare te Planifikimit te Territorit , sipas detyrimit ligjor, gjendet i publikuar ne faqen elektronike zyrtare te Bashkise Elbasan www.elbasani.gov.al.

Njoftim mbi mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Në datë 29 Shtator 2021, ora 11.00 zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak Elbasan online ne programin ZOOM me këtë rend dite:

1. Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë Elbasan për muajin Gusht 2021.

1/1. Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Gusht 2021.

2. Mbi miratimin e nisjes së proçedures për marrjen me qira të një ambjenti (strehëz emergjence) për Forumin e Gruas Elbasan.

3. Marrje me qira ambjent/sallë (rinovim kontrate) për të zhvilluar mbledhje të Administratës së Bashkise.

4. Mbi miratimin e monitorimit të buxhetit për 4-mujorin e dytë të vitit 2021.

5. Transferim fondesh në buxhet.

6. Për miratimin e çmimit të shitjes dru zjarri në fushën e Bashkisë Elbasan.

Të gjithë qytetarët e interesuar mund të kërkojnë akses për të degjuar “live” takimin në programin Zoom dhe gjithashtu nëse kanë për të diskutuar të kontaktojnë me email sekretarin e Këshillit Bashkiak z. Klajdi Gripshi në adresën e email-it klajd_gripshi@yahoo.it