Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Author: Bashkia Elbasan

Drejt përfundimit urbanizimi i të gjitha rrugëve në lagjet e qytetit të Elbasanit

Në Njësinë 4 – në Elbasan ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugëve lidhëse të lagjjes Visarion Xhuvani – “Azmi Stringa”, “10 Korriku” dhe “Marie Buda”. I mirëpritur dhe falenderuar nga banorët e këtyre lagjeve, kryetari i Bashkisë z. Gledian Llatja i shoqëruar nga deputeti Klevis Xhoxhi, ka parë nga afër punimet për rehabilitimin e këtyre rrugëve. Banorët vetë kanë pohuar se rruga kishte 60 vite pa u shtruar edhe pse një lagje kryesore në qytet. ” Eshtë një premtim i mbajtur nga ana juaj, ndaj ju falenderojmë z. Gledian Llatja”, janë shprehur vetë banorët. Duke ju drejtuar banorëve Llatja u shpreh se ” gjithnjë e kam pasur në vëmëndje lagjen ” Visarion Xhuvani”, pasi prej shumë vitesh janë bërë investime pjesore, por që asnjëherë nuk ishte kryer një investim i tillë. Bashkë me këto investime që po bëjmë në rrugët  “Azmi Stringa”, “10 Korriku” dhe “Marie Buda” ne po mbyllim totalisht investimet në këtë lagjen ” Visarion Xhuvani”. Po bëhet një lagje model, rrugicat e vjetra janë shtruar me pllaka, duke ndjekur të njejtin model me investimet pararendëse”. Bëhet fjalë për një ndërhyrje totale ne këtë lagje , kanalizime të ujrave të bardha, ujrave të shiut, trotuare, ndricim, asfalt, me qëllim që ti shërbejë dhe përmirësojë jeten banorëve të kësaj lagjeje.  Duke u ndalur tek investimet në rehabilitimin e shumë lagjeve në qytet Llatja shtoi se ” po vazjdojmë edhe për sistemimin në lagjen ” Aqif Pasha”, në lagjen ” Partizani”, po vazhdojmë në qendër dhe në të gjithë qytetin. Gjithashtu po bëjmë punë edhe në zonat periferike që duhet të ishin bërë para shumë vitesh, jemi koshient për këtë, e kemi marrë përsipër ta bëjmë dhe do ta bëjmë deri në fund”. Kreu i Bashkisë ka falenderuar banorët e kësaj lagjeje të madhe në qytet për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë. Një nga banorët autokton të kësaj lagjeje i cili është invalid,  ka pohuar se ” jam përballur disa herë me situata jo të mira kur rruga ka qenë e amortizuar, jam rrëzuar disa herë, ndaj ju falenderoj për këtë investim që keni bërë në rrugën ku unë kaloj disa herë në ditë. Ne shohim tek ju kryetarin që nuk bën dallime të majtë e të djathtë, ti punon për Elbasanin tënd, ndaj ju urojmë që të jesh gjithnjë në ball të punës.” Sakaq edhe në rrugët kryesore “Azmi Stringa” dhe ” 10 Korriku” punimet vazhdojnë në asfaltim dhe trotuare. Edhe në këto dy rrugë të lagjes  “Visarion Xhuvani”, punimet janë në vazhdimësi, pas një kërkese të kahershme të banorëve. ” Kemi marrë përsipër që lagjet e vjetra të Elbasanit ti urbanizojmë të gjitha. Ky është një shembull i mirë i asaj që kemi nisur para 4 vitesh urbanizimin dhe rehabilitimin e të gjitha rrugëve të vjetra të Elbasanit, rrigicave dhe lagjeve të cilat kanë qenë problematike sa i përket zhvillimit urban.                   Ky është shembull i mirë ku Bashkia në bashkëpunim me qytetarët, por falë edhe stabilizimit financiar që i kemi bërë bashkisë kemi arritur që të ndërhyjmë edhe me buxhetet tona në shumë rrugë dhe rrugica të vjetra të Elbasanit”. Nga ana e tij deputeti Xhoxhi ka falenderuar kreun e Bashkisë i cili sipas tij ktheu në realitet kërkesën e kahershme të banorëve për rehabilitimin e këtyre rrugëve, duke mbajtur premtimin.

Llatja; Po mbajmë premtimet duke normalizuar zonat informale në formale

Rajoni nr 6 dhe ai numër 5 të cilat janë edhe zonat me të mëdha informale në bashkinë e Elbasanit, janë kthyer në kantier ndërtimi. Njëkohësisht bashkia Elbasan po ndërhyn në rehabilitimin e 4 rrugëve ” Koco Brisku”, ” Ibrahim Berania” ” Theofan Popa” dhe ” Ndricim Duraku”. Punimet i ka  inspektuar kryetari i Bashkisë Gledian Llatja i shoqëruar nga numuri dy i PS Damian Gjiknuri si edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi. Duke bërë një paraqitje të punimeve që po realizohen në këto rajone z. Llatja tha se” janë 200 familje të cilat përfitojnë drejtëpërdrejtë nga këto investime që po bëjmë”. Janë rreth 750 metra lineare rrugë e cila po rehabilitohet totalisht. Para një viti e gjysme me deputeten Evisin ne i dhamë fjalën banorëve dhe e mbajtëm për ndërhyrjen në këtë zonë dhe në infrastrukturën rrugore. Llatja shtoi se ” po ndërhyjmë në  këto katër rrugë si edhe me segmentet e vogla që lidhen me banesat me qëllim që të përmirësojmë cilësinë e jetës së shtëpive të banorëve”. Duke u ndalur edhe tek problematikat që kanë pasur zonat informale në qytet  Llatja shtoi se” kemi bërë ndërhyrje të vazhdueshme, Rajoni Nr 6 si edhe lagja ” 5 Maji” kanë problematikat kryesore me kanalizimet e  ujrave të zeza, me infrastrukturën e  rrugës, ndricimin rrugor, ishte një zonë e qytetit totalisht e paformalizuar. Në programin tonë që kemi për normalizimin e zonave informale në të gjitha periferitë e Elbasanit tregon që ka sjellë një impakt shumë të mirë tek të gjithë banorët. Ne do të vijmë shpesh në lagjen ” 5 Maji” , sepse kemi shumë punë akoma, po vazhdojmë me infrastrukturën jo vetëm në “5 Maji”, por në të gjitha zonat informale, ashtu si ishim edhe në lagjen ” Haxhias” tek rruga ” Theofan Popa”, të cilat do të shndërrohen në lagje periferike model të qytetit të Elbasanit. Bëhet fjale pë rajonin nr 5 ku kjo lagje lidhet edhe me zonën e ullishtës e urbanizuar pas viteve 1994 , por tashmë pas shumë vitesh është e kthyer në një lagje të vjetër pasi është konsoliduar në urbanizin e saj . Por edhe në këtë lagje infrastruktura ka qenë një problematikë shumë e madhe. Kreu i bashkisë pohon se ” gjatë këtyre tre vite këtu është ndërhyrë në ujin e pijshëm  kanalizmet e ujrave të zeza, ndërsa aktualisht janë 100 metra rrugë të cilat po rehabilitohen totalisht nga fillimi”. Kjo lagje i shërben rreth 1500 banorëve, dhe cilësohet si një nga zonat periferike më të bukura të Elbasanit, pasi rrethohet nga kurora e ullishtës. ” Tek të gjithë këto rrugë të vjetra dhe fshatra këto 30 vite është premtuar pa fund nga të gjithë kush ka shkuar nga deputetë dhe kandidatë bashkish, por këtu në këtë lagje ka pasur një fenomen sepse asnjë nuk e ka premtuar sepse i dukej totalisht e pamundur që kjo rrugë do bëhej, dhe cuditërisht asnjë  nuk e kishte premtuar”, shtoi z. Llatja. Edhe kjo rrugë ka qenë një kërkesë e kahershme e banorëve të cilët janë dakordësuar me bashkinë për heqjen e gardheve dhe prishjen e mureve me qellim kryerjen e investimit të rrugës në total. “Ky është qëllimi jonë të punojmë cdo ditë. Të tjerët vazhdojnë llafet ne vazhdojmë punën, nuk kemi pushuar asnjëherë. Ne për këtë jemi, bëjmë punë në vazhdimësi, kemi shumë punë të tjera për të bërë dhe do të  vazhdojmë përpara”, tha kryebashkiaku.

“Ditë Vere 2023”, Elbasani u kthye në arenë festash dhe miqsh

Një koncert i madh festiv mbylli natën e verës në Elbasan, për t’ ja lënë rradhën festimeve të  14 marsit.  Me qindra qytetarë kanë dalë në shesh ku në një atmosferë të gëzuar dhe koncertit të madh festiv ata kanë pritur orën e mëngjesit nën shoqërinë e këngëtarëve të njohur, për t’i uruar mirëseardhjen pranverës.  Qytetarë janë mbledhur në shesh për të festuar dhe shpërndarë mes tyre ballokumet, dhe urimet për më shumë harmoni, paqe e shëndet. Mëngjesi i 14 Marsit e ka gjetur sërisht qytetin plot me qytetarë, ndërsa bulevardi ka qenë i rezervuar vetëm për fëmijët e shkollave në aktivitetin e tyre të përvitshëm, karnavalet.Të mirëpritur nga Kryetari i Bashkisë z. Gledian Llatja qytetin e kanë vizituar edhe kryeministri i vendit, deputetë, por edhe të apasioniarit e kësaj feste, nga vendi, por edhe Kosova, Maqedonia, si edhe turistë të huaj, të cilët të ndodhur në Shqipëri kanë mbërritur në Elbasan për të shijuar ballokumen e shijshme, si edhe panairin, ekspozitat, aktivitetet sportive dhe artistike të të rinjve, për mos harruar edhe koncertin ne shesh dhe në teatrin ” Skampa”. Plot 27 aktivitete në 5 ditë rradhazi e kthyen Elbasanin në qendrên e festimeve në mbarë vendin. Bashkia Elbasan, nga viti në vit ka rritur gamën e aktiviteteve, duke përfshirë edhe traditat e Bashkisë së madhe, ku punimet artizanale dhe kulinaria, u prezantuan në shesh edhe nga zonjat dhe vogëlushet e njësive administrative në qytet. Këto 5 ditë të gjithë hotelet e qytetit dhe periferisë, Gjinarit turistik janë të prenotuara, Krasta është tejmbushur me qytetarë që i shijojnë gatimet e tyre në natyrë, ndërsa Funari turistik ka mirëpritur qindra qytetarë për të drekuar dhe shijuar lëndinat dhe liqenin i cili ka marrë ngjyrën e pranverës. Lokale të tejmbushura me qytetarë nën ritmin e muzikës popullore elbasanase festojnë drekën e Ditës së Verës. Në një thirrje miqësore, vetë kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja ftoi të gjithë qytetarët kudo që ndodhen të festojnë në elbasanin e traditës, historisë, kulturës dhe bashkëjetesës fetare, duke e kthyer qytetin në një arenë të vërtetë festimesh të cilat do të mbeten gjatë në mendjet e tyre.

Ç’është Dita e Verës?

Është dita në të cilën shtërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve. Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në piktyrë të Botticellit, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajmë Dit’ e Verës.

***Dhe me këtë epitaf nga Faik Bej Konica në vitin e largët 1911, Kryetari i Bashkisë z. Gledian Llatja ka falenderuar gjthkënd që zgjodhi Elbasanin për të pritur pranverën.

Turi çiklistik “Stafeta e Vlerave”, çel aktivietin e festimeve ” Dita e Verës 2023″

Siparin e festimeve të ditës së verës në datën 13 mars, e ka hapur turi çiklistik ku të gjithë moshat kanë pedaluar në qytet, duke vijuar kështu traditën e çiklizmit. I titulluar “Stafeta e Vlerave” turi është organizuar në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Çiklizmit, Akademinë Olimpike Shqiptare, Zyrën Vendore Arsimore Elbasan dhe Bashkinë Elbasan.

Në prani të Ministres së Arsimit dhe Sporteve, kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, ka përshëndetur pedaluesit ndërsa ka pohuar se “kemi disa kohë që kemi filluar të ngrejmë sportet në Elbasan, ne jemi gjatë të gjithë kohës në mbështetje të tyre, ndaj e mbështesim edhe këtë aktivitet”, tha Llatja duke falenderuar federatën e çiklizmit. Ministria Evis Kushi, e vuri theksin tek sporti dhe benefitet që ka.

 “Sporti ndihmon për një jetë të shëndetshme, i tillë është edhe sporti i çiklizmit, biçekleta e cila na ndihmon të kemi edhe një mjedis të pastër. Aktivitete të tilla shërbejnë për të promovuar jo vetëm vlerat e çiklizmit, por edhe ndikimin që ka sporti në përgjithësi për të patur një jetë të shëndetshme fizike, psikologjike, emocionale e sociale. Komentatori Dritan Shakohoxha përshëndeti këtë  event, ndërsa vlerësoi kujdesin e veçantë të Bashkisë z. Gledian Llatja duke thënë se “ky aktivitet realizohet edhe nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë Gledian Llatja, i cili po rindez edhe një herë zjarrin e futbollit i cili ishte shuar në këtë qytet”, ndërsa aktivitetin e ka përshëndetur edhe presidenti i Fedaratës Shqiptare të Ciklizmit.

 Pas këtij aktividteti, të tjera aktivitete do të vizhdojnë sot në Elbasan, për t’u mbyllur në orët e para të mëngjesit me koncertin e madh festiv në qendër të qytetit.