Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Author: Bashkia Elbasan

Në lagjjen nr.2, po marrin jetë investimet!

Qyteti i Elbasanit, muajt e fundit është kthyer në një kantier ndërtimi. Bashkia ka nisur investimet, pikërisht në ato lagje, ku kishte kohë që nuk ishte investuar kryesisht në infrastrukturë.  

Kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja ka qenë për inspektim në Lagjjen nr.2, aty ku po i jepet dora e fundit asfaltimeve të rrugicave të brendshme të lagjjes Çlirimi.  

Sipas kryetarit dy lagjjet e mëdha të qytetit, lagjja “Çlirimi” dhe lagjja “Shënkoll”, kanë qenë problematike përsa i përket infrastrukturës, kështu që është nisur një aksion sa i përket lagjjeve të brendshme të Elbasanit, rrugëve kryesore dhe pastaj do vijojë me rrugicat dhe sistemimin e shesheve përreth pallateve”.  

Deputeti Gjiknuri u shpreh se “ qytetarët e Elbasanit kanë parë ndryshime të shumta në qendrën e qytetit por tashmë ka ardhur momenti që të marrin jetë edhe investime në lagjjet e tjera të qytetit siç është edhe kjo lagjje e vjetër e Elbasanit”.  

Në rikonstruksion janë rrugët “Mehmet Bajraktari”, “Fetah Cankja”, “Dhimitër Bega”, “Naun Panxhi” në Lagjjen nr. 2 .  

Për Elbasanin që duam!  

Më shumë ndriçim dhe hapësira të gjelbra rekreative për Elbasanin në Lagjen nr.3

Flota e makinerive për rikonstruksion rrugësh dhe kanalizimesh është ndalur edhe në rrugën “Abdyl Frashëri” në Lagjjen nr.3, ku po përfundon puna për kanalizimet nëntokësore dhe brenda pak ditësh do të nis asfaltimi i saj.  

Kryetari i bashkisë Z.Gledian Llatja ndoqi nga afër ecurinë e punimeve për t’u siguruar që çdo gjë po shkon sipas projektit.  

Po mbajmë një premtim për banorët e lagjes “28 Nëntori”.

Rruga “Abdyl Frashëri”  një arterie e rëndësishme për më shumë se 2 mijë banorë, po i nënshtrohet një rikonstruksioni në kanalizimet nëntokësore dhe përmirësimin e asfaltimit, tha kreu i Bashkisë Z. Gledian Llatja.  

Ai shtoi se “ po vazhdojmë me të njejtin ritëm duke i kushtuar vëmendje të gjitha lagjjeve të vjetra të qytetit në infrastrukturë, ndriçim dhe hapësira të gjelbra rekreative”.  

Në vijim të proçesit të buxhetimit me Pjesëmarrje në Njësinë Administrative Tregan.

Maratona e dëgjesave dhe konsultimeve publike vijon në të gjitha lagjet dhe njësitë e Elbasanit.

Qendrës së  Treganit i kemi kushtuar një rëndësi të veçantë, sidomos zonës së Llixhës. Zyra postare ka një shërbim shumë herë më të mirë se ç’kishte në infrastrukturë dhe në shërbim. Forcuam strukturën tonë të punëve publike. Ne kemi një Bashki të madhe, me të cilën po përpiqemi që të ofrojmë shërbime si në qytet, ashtu edhe në Njësitë Administrative. Ne sot jemi një Bashki më e konsoliduar financiare, kemi ezauruar të gjitha detyrimet e prapambetura, dhe po përgatitemi për më shumë investime në vitin që vjen. Buxhetimi me Pjesëmarrje është një formë e drejtëpërdrejtë e demokracisë vendore, ku problematikat që ju keni të futen në buxhetin e vitit 2022.