Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Author: Bashkia Elbasan

25 Nëntor 1912- Pavarësia e Qytetit të Elbasanit!

Sot u përkujtua një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së qytetit tonë, Shpalljen e Pavarësisë.

Më 25 nëntor 1912, Elbasani shpalli i pari Pavarësinë kombëtare, duke vënë kështu gurin e parë në themelet e kësaj pavarësie.

109  vjet më parë, 35 patriotë nga Elbasani por edhe rrethet e tjera të tij,  shpallën pavarësinë e këtij qyteti në Shqipërinë e Mesme, duke ngritur të parët flamurin e Pavarësisë dhe duke i paraprirë pavarësisë së vendit në 28 Nëntor.

Vështirësitë për të arritur deri në shpalljen e Pavarësisë së  Shqipërisë ishin të shumta, pasi fati i kombit shqiptar ka kaluar nëpër disa orbita dramatike. Kryengritjet e njëpasnjëshme të shqiptarëve në vitet 1910-1911 ishin preludi i ngjarjes madhore që do të vinte më pas.

Ushtria serbe po përparonte me shpejtësi në tokat shqiptare. Ajo po i afrohej Elbasanit, çka i vuri rrethet patriotike të qytetit përballë detyrës urgjente të Shpalljes së Pavarësisë me qëllim që autoritetet ushtarake serbe të viheshin para një fakti të kryer.

Edhe  Aqif Pashë Elbasani, si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ismail Qemalit, ndihmoi për kryengritjen e përgjithshme antiosmane në vitin 1912, si dhe në organizmin e çetës së Elbasanit.

Ai bashkë me popullin e Elbasanit dhe me mbështetjen e Ismail Qemalit ngritën flamurin kombëtar më 25 nëntor të vitit 1912, dhe shpallën të parët pavarësinë duke i treguar ushtrisë serbe që po i afrohej Elbasanit, se kishte shkelur në vise të Shqipërisë së Pavarur.

Shpallja e Pavarësisë ishte nder për Elbasanin, por edhe e drejtë legjitime për vendin, që zuri dhe rolin që luajti ky qytet në shpalljen e Pavarësisë kombëtare.

Mirënjohje për të gjithë patriotët firmëtarë të pavarësisë.

Buxhetimi me Pjesëmarrje/ Dy projekte të mëdha do ta kthejnë Gjinarin në “Xhevahirin malor të Shqipërisë së Mesme”.

Praktika e suksesshme e Bashkisë së Elbasanit, Buxhetimi me Pjesëmarrje, është ndalur në Njësitë  Administrative Gjinar – Zavalinë.  

Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja në këtë tur dëgjesash dhe konsultimesh me banorët dhe grupet e interesit për buxhetin 2022 pohoi, “kemi bërë një punë të madhe në vitet që po lëmë pas në zonën e Shpatit.  

Ndërmarrja jonë e punëve publike ka ndërhyrë në mirëmbajtjen e infrastrukturës rurale, investime në ujësjellës, dhe kemi patur investime periodike në linjën e rrjetit shpërndarës të rrymës elektrike.  

Në këtë takim Z. Llatja ka prezantuar para banorëve edhe dy projekte të mëdha që sipas tij do ta kthejnë Gjinarin në identitetin e tij turistik, në xhevahirin malor të Shqipërisë së Mesme.  

E njohur si pika turistike më e vizitueshme pas viteve 90 nga turistët e huaj, me ajrin e pastër , pishat dhe Malin e Bukanikut, Bashkia e Elbasanit ka në projekt dy investime të mëdha,  sheshin  kryesor të Gjinarit, me një investim të mirëfilltë, si edhe “ Fusha e Kuqe”, ku investimet do të zbatohen gjatë vitit 2022. Gjithashtu, bashkë me organizatat të cilat merren me turizmin malor, kemi ecur  me projektin e hapjeve të shtigjeve për turistët këmbësor dhe është bërë gati vendosja e sinjalistikës. Sipër në Bukanik do të vendosim një qendër të vogël për ti ardhur në ndihmë turistëve për të bërë ecje.        

Edhe pse është investuar shumë gjatë këtij viti në infrastrukturën që të çon tek  objektet e Kultit,  pasi Gjinari tashmë njihet edhe si zona e shumë Kishave. Kreu i bashkisë Z. Llatja premtoi se edhe me miratimin e Ministrisë së Kulturës do të bëhet e mundur  ristrukturimi i strukturave të kishave të Shelcanit dhe Valshit.  

Më shumë kushte higjieno – sanitare për shkollat në qytet!

Sfida Botërore e UJIT – bëri bashkë nxënësit e shkollave “Vasil Kamami” dhe ”Jeronim De Rada” në një aktivitet ndërgjegjësues mbi rëndësinë e kushteve të higjienës në kushtet e pandemisë Covid-19.    

 Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë, përfaqësues të GIZ Albania, kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja, nxënësit dhe stafi pedagogjik i dy  shkollave 9-vjeçare.  

Falë mbështetjes së partnerit tonë të GIZ Albania po bëjmë të mundur përmirësimin e kushteve higjeno-sanitare për 700 fëmijët e këtyre shkollave.

Investimi në përmirësimin e kushteve higjeno-sanitare për shkollat “Vasil Kamami” dhe “Jeronim De Rada” është një domosdoshmëri në periudhën post-Covid që po kalojmë, pasi parandalon sëmundjet infektive.  

Për Buxhetimin me Pjesëmarrje në Shushicë!

Vijojmë dëgjesat e konsultimet me banorët dhe grupet e interesit për buxhetin e vitit 2022

Zv.kryetari i Bashkisë Elbasan Z. Adi Qose, ka folur me transparencë të plotë për punët e mira të bëra nga bashkia gjatë këtij viti, duke e vënë theksin se gjatë vitit 2022 do të bëhen akoma edhe më shumë punë për Njësinë Administrative Shushicë, dhe jo vetëm.

Asfaltim i  rrugës në Kishën e Shelcanit, asfaltimi i rrugës së varrezave, ndërtimi i shkollës së re në Mlizë, ndërtimi i  urës së Polisit, si dhe ngritja e  Qendrën Komunitare Multifunksionale janë disa nga investimet e kryera në Shushicë dhe fshatrat përreth gjatë këtij viti.

Z.Llatja: Më shumë investime në lagjet e brendshme dhe sheshet e pallateve në Lagjen Nr.4!

Bashkia e Elbasani nuk i ka ndalur investimet në infrastrukturë, edhe pse kemi pasur dy vite të vështira, tërmetin dhe  pandeminë  Covid – 19.

Në lagjen Nr.4, Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, gjatë procesit të Buxhetimit me Pjesëmarrje, ka përmedur disa nga këto investime.  siç janë “Shkolla “Bardhyl Popa” rrugët “Vasil Taja”, “Ymer Stringa”, “Mithat Stringa”, “Ismail Haxhimusaj” , të cilat janë pjesë e investimeve që  bashkia ka arritur të përfundojë. Gjatë vitit 2022, do ti japim prioritet  investimeve në lagjet e brendshme dhe  shesheve të pallateve.

Buxhetimi me Pjesëmarrje është një traditë e hermshme në Bashkinë e Elbasanit, ndaj i ftojmë të gjithë qytetarët të jenë pjesë e vendim marrjres, me qëllim që prioritetet e tyre të kthehen në investime.