Skip to contentSkip to left sidebar Skip to footer

Për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në kuadër të “Ditës pa Makina”

Për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në kuadër të “Ditës pa Makina”

Bazuar në ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” (i ndryshuar), në ligjin 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” (i ndryshuar), në VKM nr.408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit” (i ndryshuar),
në VKM nr.1096 datë 28.12.2015 “Për miratimin e rregullave, kushteve e procedurave për përdorimin dhe menaxhimin e hapësirës publike”, si dhe në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar),

U R D H Ë R O J:

1. Më datë 21 Shtator 2025,  ndalohet qarkullimi i automjeteve në qytetin e Elbasanit në segmentet rrugore:

    * Bulevardi “Aqif Pasha”, nga stadiumi “_Elbasan Arena_” deri te rrethrrotullimi i “_1 Majit_”, ora 08:00 deri në orën 20:00.

    * Rruga “_Rinia_”, nga universiteti “_Aleksandër Xhuvani_” deri te kryqëzimi i rrugës “Tomorr Sinani” (Sporti i vjetër), nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

2. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Policia Bashkiake dhe strukturat përgjegjëse të Bashkisë Elbasan ngarkohen për zbatimin e këtij urdhri dhe marrjen e masave përkatëse për devijimin e trafikut, garantimin e rendit dhe qetësisë publike.

3. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe shpallet publikisht në faqen zyrtare të Bashkisë Elbasan, si dhe përmes mediave lokale.