“Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” ngjitet në skenën e Skampës, me mesazhe të forta sociale
Premiera e komedisë “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, e vënë në skenë në Teatrin “Skampa” nën regjinë e Donard Hasanit, dhe aktorëve Laerti Vasili, Hervin Culi, Atalanta Kërçyku dhe Helidon Fino ka sjellë një atmosferë të veçantë artistike për publikun elbasanas.
Vepra rrëfen historinë e tre personazheve me aftësi të ndryshme, duke ndërthurur humorin me mesazhe të forta sociale mbi pranimin, barazinë dhe sfidimin e paragjykimeve që hasen në shoqëri. Përmes situatave komike, shfaqja arrin të përcjellë emocione dhe reflektim te çdo spektator.
Është një komedi familjare me një mesazh të fortë për shoqërinë. Personat me aftësi të ndryshme duhet të trajtohen njësoj si të gjithë të tjerët.
Ndërsa reagimi i publikut kap qenë mjaft pozitiv, duke e mirëpritur ngrohtësisht këtë produksion.
Mesazhi kryesor është shpresa dhe vullneti për të ecur përpara pavarësisht sfidave.
Vetëm gjatë javës së parë, artdashësit kanë pasur mundësinë ta ndjekin shfaqjen edhe në repriza të tjera, duke dëshmuar interesin dhe vlerësimin për këtë vepër.
Teatri “Skampa” vijon të mbetet një nga qendrat më aktive të jetës kulturore në Elbasan, duke sjellë produksione që jo vetëm argëtojnë, por edhe edukojnë e ndërgjegjësojnë publikun.