Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

QENDRA E AUTIZMIT, MË SHUMË SHËRBIME PËR INTEGRIMIN E FËMIJËVE ME SPEKTRIN AUTIK

Në Qendrën e Autizmit në Elbasan, ku bashkë me ministren Albana Koçiu dhe me fëmijë të veçantë e të talentuar në art dhe në pikturë.

Përcollëm mesazhe inkurajuese dhe mbështetjeje për fëmijët e spektrit autik, të cilët janë në fokus të angazhimeve tona për rritjen e shërbimeve sociale dhe ato të specializuara, që të mundësojmë gjithëpërfshirjen dhe integrimin e tyre në shoqëri.

Nëpërmjet Fondit Social është mundësuar rritja këtë vit me 40% më shumë shërbime në Qendrën e Autizmit në Elbasan, ndërkohë që shërbimi i vlerësimit për fëmijët prej dy vitesh është përfshirë në këtë qendër dhe fëmijët nuk kanë nevojë që të shkojnë në Tiranë.

Me mbështetjen financiare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në Qendrën e Autizmit të qarkut Elbasan prej 12 vitesh ofrohet një gamë e gjerë shërbimesh të specializuara në funksion të fëmijëve me çrregullim të spektrit autik si terapi zhvillimi me programin ABA, terapi logopedike, fizioterapi, terapi në grup, këshillime individuale me prindërit dhe vlerësime të rasteve të reja nga një grup multidisiplinar.

Qendrën e frekuentojnë 70 fëmijë të diagnostikuar me çrregullim të spektrit të autizmit dhe çrregullime të tjera gjuhësore nga i gjithë Qarku Elbasan.