Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

RIGJENERIMI I PALLATEVE ME SISTEM KAPOT, NJË INVESTIM ME IMPAKT TË DREJTËPËRDREJTË QYTETARIN

Programi Kombëtar i Eficencës Energjetike i cili i referohet rigjenerimit të pallateve me sistemet kapot, termoizolimin përfshi hidroizolimin e tarracave, vijon të zbatohet nga Bashkia Elbasan.

Investimi i cili ka nisur ka përfshirë bllokun e pallateve të rrugës “Borodin Mitarja”, në Rajonin Nr1 apo siç njihet ndryshme tek lagjia e Kinezëve në Elbasan, ka nisur puna për veshjen e fasadave me veshje kapot.

Pak kohë më parë në këtë bllok pallatesh u investua në infrastrukturën e të gjitha shesheve të pallateve, ndërsa tashmë ka nisur puna për ndërhyrjen e fasadave me sistem kapot, ndërhyrje të cilat e ulin deri në 30% konsumin e energjisë dhe lehtësojnë ngarkesën në rrjet.

Gjatë një inspektimi të punimeve kryetari i bashkisë Z. Gledia Llatja bashkë me drejtuesin politik të qarkut Damian Gjiknuri deklaroi se “ky është një model i ri që e kemi futur në bashkinë e Elbasani bashkë me FSHZH për kursimin e energjisë elektrike të banesave por edhe në sistemimin estetik të pallateve, si edhe një impakt i drejtëpërdrejtë i vetë banorëve”.

Aktualisht po investohet në 7 nga 16 pallate që ka blloku, një investim i kërkuar dhe i mirëpritur nga banorët.  Një nga kushtet e projektit ishte që në çdo pallat të vendosej nga një administrator, i cili të mirëmbajnë dhe administrojnë pallatet.

“Është një projekt me vlerë nga ana jonë, i cili përvec kursimit të energjisë dhe sistemimit të fasadave, rruga “Borodin Mitarja”  tashmë është bërë edhe një aks kryesor i qytetit, pasi pikërisht në këtë lagje ndodhet rruga e re drejt varrezave publike, ajo e Auto Moto Parkut, por këtë vit ne po vazhdojmë edhe një segment tjetër invetimi për ta lidhur me lagjen “Emin Matraxhiu”, Po bëhet një rrugë kryesore e qytetit nga një zonë që dikur ka qenë periferike”. Kryebashkiaku Llatja pohoi ndër të tjera se “po shohim edhe mundësinë me FSHZH që ky sistemim të mbrërrijë deri tek shkolla “Pedagogjike” ku ka një sërë blloqe pallatesh.

Duke e cilësuar si një projekt shumë frytdhënës në ekonomi, program i cili ka nisur një vit më parë, drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri vlerësoi investimin që ky program është fokusuar.

“Ky program është fokusuar tek pallatet e vjetra me fasadat e rrënuara, të cilat po kthehen në standarte bashkohore, me sensin e efiçensës së energjisë. Bashkia e Elbasanit ka bërë një punë të mirë në këtë drejtim, duke bashkëpunuar me qeverinë shqiptare përkatësisht me FSHZH duke e çuar përpara këtë investim, duke prekur të gjitha lagjet e qytetit.

 Një proçes i filluar, i mirëpritur nga banorët, premtim i dhënë elektoral i cili po zbatohet, nerativa jonë ka qenë se premtimet nuk i japim për vota por sepse janë në interes të qytetarëve, ky është standarti që ne ndjekim, ndaj përgëzoj kryetarin e bashkisë, dhe ekipin që po punon, qytetarët po ndiejnë ato që duan. Ata janë të kënaqur përtej asaj që ne të gjithë duam të kapitilazojmë politikisht, por e rëndësishme është cfarë thotë qytetari”.

Afati  i projektit ështe në muajin nëntor të këtij viti, por parashikohet që të përfundojë më herët pa ardhur stina e verës pasi punimet vijojnë me ritme të shpejta.