Shkëmbyem ide për të ardhmen e qytetit me fëmijët, në Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të tyre
20 nëntori, “ Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve”, është festuar në të gjithë shkollat e qytetit të Elbasanit.
Në këtë kuadër kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja ka pritur në zyrën e tij fëmijët e klasës së 4 – të shkollës “ Luigj Gurakuqi”, ku edhe ka shkëmbyer me to plot ide për të rdhmen e qytetit, si edhe ka marrë energjitë pozitive që vetëm fëmijët dijnë t’a dhurojnë më shumë se kushdo.
Kjo ditë ka si qëllim të jetë ditë aktivitetesh me qëllim promovimin dhe objektivat e Kartës për të Drejtat e Fëmijëve për një mirëqenie sa më të mirë të tyre në të gjithë botën.