Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Turizëm i qëndrueshëm dhe Adventure Park, nis trajnimi dyditor Krushevë–Elbasan

Në Krushevë ka nisur trajnimi praktik dyditor “Turizmi i qëndrueshëm dhe eficient në energji: Zgjidhje praktike për bizneset turistike”, në kuadër të projektit IPA CBC “Krusheva dhe Elbasani – Udhëtim në Natyrë dhe Aventurë”, financuar nga Bashkimi Evropian.

Në trajnim marrin pjesë përfaqësues të bizneseve turistike, strukturave akomoduese, pushtetit vendor dhe partnerë lokalë nga Krusheva dhe Elbasani.

Gjatë dy ditëve, pjesëmarrësit do të njihen me zgjidhje praktike për uljen e konsumit të energjisë, përdorimin e energjisë së rinovueshme, reduktimin e mbetjeve dhe shfrytëzimin më efikas të burimeve, me synim zhvillimin e një turizmi më të gjelbër dhe të qëndrueshëm në rajonin ndërkufitar Krushevë–Elbasan.