Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Urë e re për banorët e Korrës, fshatit të largët

Urë e re për banorët e  Korrës, fshatit të largët    Një tjetër investim i cili i vjen në ndihmë 200 banorëve të fshatit Korrë në Funarin turistik ka përfunduar. Bashkia Elbasan ka bërë të mundur ndërtimin e urës së re në këtë fshat të largët. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka parë nga afër përfundimin e punimeve të urës e cila kishte shumë vite që thuajse ishte jashtë funksionit. Ishte një premtim i bërë nga ana e kreut të Bashkisë për ndërtimin e një ure të re për banorët e zonës së thellë të Funarit. ” Ndërtimi i urës së re do ti vijë në ndihmë banorëve, por do të lehtësojë shumë qarkullimin e mjeteve drejt spitalit të Elbasanit si edhe fëmijëve që shkojnë në shkollë” , pohon Z Llatja. Ura është ndërtuar me të gjitha parametrat e duhura, dhe lehtëson qarkullimin edhe brenda Njësisë Administrative të Funarit. Bashkia Elbasan,  është dhe do të jetë gjithmonë pranë komunitetit me qëllim lehtësimin e qarkullimit por edhe të gjithë problemet që dalin ne vazhdimësi.