𝐌𝐨𝐧𝐢𝐭𝐨𝐫𝐢𝐦 𝐢 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐮𝐞𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐢 𝐬𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐫𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐄𝐥𝐛𝐚𝐬𝐚𝐧!

𝐄𝐤𝐢𝐩𝐞𝐭 𝐞 𝐀𝐒𝐇𝐏 𝐝𝐡𝐞 𝐔𝐊𝐄 ndodhen në terren në të gjithë qytetin për pastrimin e pusetave dhe për të shmangur çdo rrezik përmbytjeje për shkak të prurjeve të shumta.
Ndërkohë, 𝐀𝐒𝐇𝐏 𝐫𝐮𝐫𝐚𝐥 po monitoron prurjet e lumit, rrugët rurale dhe basenet e përrenjve. Situata aktualisht paraqitet nën kontroll, falë pastrimit në kohë të kanaleve kulluese dhe pritave mbrojtëse përgjatë luginës së Shkumbinit, të cilat kanë mbrojtur qindra hektarë tokë bujqësore në Shushicë e Muriqan.
𝟐𝟒 𝐨̈𝐫𝐞̈𝐭 𝐞 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐫𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞 𝐞𝐝𝐡𝐞̈ 𝐦𝐞̈ 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐧𝐬𝐢𝐯𝐞, ndaj kërkohet kujdes i shtuar nga banorët. Shmangni lëvizjet e panevojshme në zona të rrezikshme dhe raportoni çdo problem.
𝐍𝐮𝐦𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐞𝐦𝐞𝐫𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜𝐞̈𝐬:
• Policia e Shtetit: 𝟏𝟐𝟗
• Zjarrfikësja: 𝟏𝟐𝟖
• Numri unik i emergjencave: 𝟏𝟏𝟐
• Ujësjellës-Kanalizime: 𝟎𝟔𝟖 𝟔𝟒𝟏 𝟔𝟎𝟔𝟒 / 𝟎𝟔𝟗 𝟒𝟕𝟓 𝟎𝟑𝟑𝟑
𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐚 𝐄𝐥𝐛𝐚𝐬𝐚𝐧 mbetet në shërbim të komunitetit.