Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 3 Qershor 2021

Buxheti me pjesëmarrje, Labinot Fushë

Takimi i radhës i Buxhetimit me Pjesëmarrje ka qenë në Labinot Fushë ku banorët vendosën përparësitë e tyre mbi investimet e vitit të ardhshëm. Në më shumë se një dekadë Buxhëtimi me Pjesëmarrje është konsideruar si forma më e mirë e qeverisjes me njerëzit dhe e përfshirjes së tyre drejtpërdrejt në vendimmarrje. Kryetari i Bashkisë Z. Llatja tha se takimet me banorët janë një traditë e mirë e cila do të vijojë dhe do të shtrihet edhe nëpër fshatra. Duke i konsideruar të rëndësishme problematikat e ngritura Llatja tha se vetë banorët do të përcaktojnë prioritet e tyre ndërkohë që me të tjera projekte do të ndërhyhet edhe në pjesët e mbetura. Por Kryetari i Bashkisë përmendi edhe vështirësitë që kanë krijuar në buxhet tërmeti i një viti më parë dhe pandemia që vazhdon ende. Buxheti i vitit 2021 tha Llatja do të jetë më tepër një buxhet i fokusuar në çështjet sociale, por pa lënë pas dore edhe shërbimet e tjera ndaj qytetit e fshatrave. Banorët e Labinotit Fushë kërkuan qendrën shëndetësore të fshatit, argjinatura mbrojtëse nga lumi Shkumbin, edhe pse disa ndërhyrje janë bërë në Shushicë, këtu vërshimi i lumit sjell rrezikshmëri. Po ashtu rrugët e fshatrave, uji i pijshëm dhe kanalizimet e ujërave të zeza mbeten çështje të domosdoshme.Pasi përcaktojnë prioritetet, banorët votojnë për dy apo tre projektet më të rëndësishme dhe që prekim një komunitet më të gjerë.

Thirrje për punësim

Thirrja për punësimin e stafit menaxhues së projektit bëhet në kuadër të Kontratës Financiare Ref. No. IADSA II/2020/29 lidhur ndërmjet The Management Commitee of IADSA (IADSA MC) dhe Bashkisë Elbasan për implementimin e projektit “Talent start-up Elbasan”, financuar nga Italian –Albanian Debt for Development Agreement. 


Aplikimet te vlefshme 15 Korrik 2020 – 15 Gusht 2020

Shkarko këtu materialin