Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 17 Nëntor 2021

Për Buxhetimin me Pjesëmarrje në Gracen !

Kryetari i Bashkisë Z. Llatja, mori pjesë në buxhetimin me pjesëmarrje në Njësinë Adminitrative  Gracen. Ai falenderoi banorët për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre në ngritjen e problemeve të tyre komunitare.

Gjatë fjalës së tij Z.Llatja citoi:

Jemi një Bashki më e konsoliduar financiarisht. Kemi ezauruar të gjitha detyrimet e prapambetura, dhe po përgatitemi për më shumë investime për vitin që vjen. Po përpiqemi që të ofrojmë shërbime si në qytet, ashtu edhe në Njësitë Administrative.

Qendra e re Shëndetësore e ndërtuar së fundmi ishte një domosdoshmëri në përballimin e pandemisë COVID-19 për 2500 banorët e kësaj zone. Ndërkohë që ekipi i punëve publike i bashkisë ka vijuar me ndërhyrjet në mirëmbajtjen dhe hapjen e rrugëve rurale për fshatrat e Gracenit.

Për këto dhe shumë problematika të tjera u diskutua me banorët për të gjitha investimet që do të përfshihen në buxhetin 2022.