Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 25 Nëntor 2021

25 Nëntor 1912- Pavarësia e Qytetit të Elbasanit!

Sot u përkujtua një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së qytetit tonë, Shpalljen e Pavarësisë.

Më 25 nëntor 1912, Elbasani shpalli i pari Pavarësinë kombëtare, duke vënë kështu gurin e parë në themelet e kësaj pavarësie.

109  vjet më parë, 35 patriotë nga Elbasani por edhe rrethet e tjera të tij,  shpallën pavarësinë e këtij qyteti në Shqipërinë e Mesme, duke ngritur të parët flamurin e Pavarësisë dhe duke i paraprirë pavarësisë së vendit në 28 Nëntor.

Vështirësitë për të arritur deri në shpalljen e Pavarësisë së  Shqipërisë ishin të shumta, pasi fati i kombit shqiptar ka kaluar nëpër disa orbita dramatike. Kryengritjet e njëpasnjëshme të shqiptarëve në vitet 1910-1911 ishin preludi i ngjarjes madhore që do të vinte më pas.

Ushtria serbe po përparonte me shpejtësi në tokat shqiptare. Ajo po i afrohej Elbasanit, çka i vuri rrethet patriotike të qytetit përballë detyrës urgjente të Shpalljes së Pavarësisë me qëllim që autoritetet ushtarake serbe të viheshin para një fakti të kryer.

Edhe  Aqif Pashë Elbasani, si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ismail Qemalit, ndihmoi për kryengritjen e përgjithshme antiosmane në vitin 1912, si dhe në organizmin e çetës së Elbasanit.

Ai bashkë me popullin e Elbasanit dhe me mbështetjen e Ismail Qemalit ngritën flamurin kombëtar më 25 nëntor të vitit 1912, dhe shpallën të parët pavarësinë duke i treguar ushtrisë serbe që po i afrohej Elbasanit, se kishte shkelur në vise të Shqipërisë së Pavarur.

Shpallja e Pavarësisë ishte nder për Elbasanin, por edhe e drejtë legjitime për vendin, që zuri dhe rolin që luajti ky qytet në shpalljen e Pavarësisë kombëtare.

Mirënjohje për të gjithë patriotët firmëtarë të pavarësisë.