Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 24 Nëntor 2021

Buxhetimi me Pjesëmarrje/ Dy projekte të mëdha do ta kthejnë Gjinarin në “Xhevahirin malor të Shqipërisë së Mesme”.

Praktika e suksesshme e Bashkisë së Elbasanit, Buxhetimi me Pjesëmarrje, është ndalur në Njësitë  Administrative Gjinar – Zavalinë.  

Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja në këtë tur dëgjesash dhe konsultimesh me banorët dhe grupet e interesit për buxhetin 2022 pohoi, “kemi bërë një punë të madhe në vitet që po lëmë pas në zonën e Shpatit.  

Ndërmarrja jonë e punëve publike ka ndërhyrë në mirëmbajtjen e infrastrukturës rurale, investime në ujësjellës, dhe kemi patur investime periodike në linjën e rrjetit shpërndarës të rrymës elektrike.  

Në këtë takim Z. Llatja ka prezantuar para banorëve edhe dy projekte të mëdha që sipas tij do ta kthejnë Gjinarin në identitetin e tij turistik, në xhevahirin malor të Shqipërisë së Mesme.  

E njohur si pika turistike më e vizitueshme pas viteve 90 nga turistët e huaj, me ajrin e pastër , pishat dhe Malin e Bukanikut, Bashkia e Elbasanit ka në projekt dy investime të mëdha,  sheshin  kryesor të Gjinarit, me një investim të mirëfilltë, si edhe “ Fusha e Kuqe”, ku investimet do të zbatohen gjatë vitit 2022. Gjithashtu, bashkë me organizatat të cilat merren me turizmin malor, kemi ecur  me projektin e hapjeve të shtigjeve për turistët këmbësor dhe është bërë gati vendosja e sinjalistikës. Sipër në Bukanik do të vendosim një qendër të vogël për ti ardhur në ndihmë turistëve për të bërë ecje.        

Edhe pse është investuar shumë gjatë këtij viti në infrastrukturën që të çon tek  objektet e Kultit,  pasi Gjinari tashmë njihet edhe si zona e shumë Kishave. Kreu i bashkisë Z. Llatja premtoi se edhe me miratimin e Ministrisë së Kulturës do të bëhet e mundur  ristrukturimi i strukturave të kishave të Shelcanit dhe Valshit.