Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 3 Shkurt 2023

Investimet e terreneve sportive në 3 shkolla të mëdha drejt përfundimit

Vijon me ritme të shpejta rikonstruksioni i tereneve sportive në ambjente shkollash në Elbasan, një projekt i ndërrmarë nga bashkia.

 Investimet të cilat nuk janë ndalur në ambjentet e shkollave të mesme por edhe 9 – vjeçare, thuajse janë drejt përfundit një pjesë e madhe e tyre. Aktualisht terrenet e reja sportive të shkollës simbol të Elbasanit ” Luigj Gurakuqi” ( Pedagogjike), po ecin me ritme të mirë. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja shprehet se ” brenda pak ditëve 100 nxënësve si edhe banorëve të Njësisë nr.1 do t’i shtohen këto ambjente të reja sportive të cilat pasditeve do të jenë në funksion të ekipeve sportive si edhe komunitetit”.

 Ai shton se ” në sinkron me shkollën ” Luigj Gurakuqi”  punimet po vijojnë edhe në gjimnazin ” Kostandin Kristoforodhi”, si edhe në shkollën e muzikës ” Onufri”, investime gjigande në palestrat e këtyre shkollave”. Gjatë vitit që lamë pas, Bashkia e Elbasanit i dha një prioritet të veçantë edhe rikosntruksionit të shumë shkollave, ku vlen të përmeënden shkollat ” Jeronim De Rada”, Bardhyl Popa”, si edhe dy shkollat industriale në qytet.

“Ne i dimë problemet e mbartura në infrastrukturat shkollore, dhe ne do ti rregullojmë të gjitha. Arrijmë që 13 shkolla në vit ti ristrukturojmë të pjesshme dhe dy ti bëjmë të reja, me rikonstruksion total. Vjet bëme dy shkollat industriale, u bë shkolla “Bardhyl Popa”, ” Jeronim De Rada”, po bëhet ” Kostandin Kristoforidhi” ” Onufri”, rregulluam pjesërisht shkollat me probleme, por do të vazhdojmë punën tonë. Do të vazhdojmë me një sërë investimesh në qytet, në infrastrukturë, në fshat, në qëndra shëndetësore, në shkolla, kemi projekte konkrete që duam ti vazhdojmë”, përfundoi Llatja.