Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 23 Shkurt 2023

Llatja: Radioamatorizmi, një tjetër sport kampion në qytetin tonë.

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja ka realizuar një takim me profesor Drinin dhe ekipin e radioamatorëve të Elbasanit.

Z. Llatja ka bashkëbiseduar nga afër me të rinjtë kampionë të këtij sporti dhe trajnerin e tyre.  Kampionët e shkollës “Vasil Kamami” me këmbëngulje vazhdojnë të mbajnë këtë traditë të mirë me rezultate të larta.

Duke u ndalur tek investimet dhe rritja nga viti në vit për sportin në veçanti, kryetari Llatja vlerësoi ekipin e radioamatorizmit,  kampion prej vitesh në Elbasan.

“Është bukur të shohësh se si ky sport aktivizon të rinjtë dhe promovon modelet e mira të qytetit. Radioamatorizmi është sporti i mendjes, sporti i logjikës dhe nuk ka moshë. Prej shumë vitesh në Elbasan, ne vazhdojmë të jemi kampionë në radioamatorizëm, ndaj përgëzoj të rinjtë dhe fëmijët të cilët janë bërë pjesë e këtij aktivizimi sportiv, si dhe punën e palodhur të Drinit. Ne po i mbështesim të gjithë sportet jo vetëm nga ana financiare, por edhe tek terrenet. Nga viti në vit po japim maksimumin dhe kemi rritur buxhetin për sportin. Nga fillimi i këtij mandati kemi shumëfishim të buxhetit si për infrastrukturën edhe për mbështetjen që i kemi dhënë sportit”, tha Z. Llatja.Drini Dervishi, mësuesi i gjimnazit “Vasil Kamami”, i cili ka formuar ekipin e radioamatorëve elbasanas, thotë se do të dalim kampionë. Ky ekip përbëhet nga 10 djem e vajza, të cilët kanë tashmë certifikatën e kodit Mors dhe janë nënkampionë të Ballkanit.