Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 29 Mars 2024

GLEDIAN LLATJA MIRËPRET AMBASADOREN FRACEZE NË BASHKINË ELBASAN

Kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja ka pritur në një vizitë në zyrën e tij, Ambasadoren e Francës në vendin tonë znj. Chatherine Souar.

Ambasadorja është njohur me historinë e qytetit të Elbasanit, duke parë nga afër dy ekspozitat të cilat ndodhen në ambjentet e bashkisë së Elbasanit, ku shpaloset qyteti i Elbasanit në restrospektivë, si edhe është njohur me vendet turistike që rrethohet Elbasani, nëpërmjet fotove të prezantuara nga z. Llatja.

Më pas takimi i tyre ka vijuar në një bashkëbisedim në zyrën e kryebashkiakut Llatja, ku edhe ky i fundit e ka njohur Ambasadoren me historinë, resurset, kulturën dhe arsimin që ofron qyteti i Elbasanit. Mes dy palëve është disktuar ndër të tjera edhe bashkëpunimi mes dy vendeve në turizëm, kulturë e arsim, si edhe traditës së hershme të kulturës franceze në Elbasan.

Në Elbasan që nga viti 1995 Aleanca franceze është një model në mësimdhënien e gjuhës frënge. Ajo e ndjek rrugëtimin e saj me një sërë aktivitetesh bazuar kryesisht në mësimdhënien dhe përphapjen e gjuhës dhe kulturës frënge, si edhe në organizimin e një larmie aktivitetesh që gjallërojnë jetën kulturore të qytetit në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan dhe institucionet arsimore të qarkut.

 Në fund të takimit, kreu i bashkisë z. Llatja i ka dhuruar në shenjë mirënjohjeje ambasadores franceze edhe emblemën e qytetit të Elbasanit.

Vetëm pak ditë më parë, kreu i bashkisë z. Gledian Llatja priti në zyrën e tij Ambasadorin e Hungarisë në Shqipëri, Dr. Adam Lovassy, ku në këtë takim të parë zyrtar në bashkinë e Elbasanit ata folën mbi fushat potenciale të thellimit të bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe humanitar mes dy vendeve.