Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja merr pjesë në Forumin e IDM për Sigurinë Publike: Diskutohen problematikat e Projekt-Vendimit të KVSP
Kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja ka marrë pjesë në forumin konsultativ të organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) ku u diskutua projekt-vendimi i Këshillit të Ministrave për funksionimin e Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike (KVSP).
Në këtë forum u diskutuan disa problematika të rëndësishme që duhet të adresohen:
Mospërputhshmëria me dispozitat kushtetuese për decentralizimin dhe autonominë vendore.
Nevoja për qartësi të plotë në lidhje me kompetencat e prefektit dhe kryetarit të bashkisë në çështjet e sigurisë publike.
Mungesa e specifikimit të rregullave për organizimin dhe funksionimin e KVSP-ve.
“Në fjalën time, theksova rëndësinë e ruajtjes së vazhdimësisë së funksionimit të KVSP-së në bashkinë Elbasan dhe shpreha shqetësimin se versioni i ri i propozuar do të pengojë punën tonë të drejtpërdrejtë. Duhet të sigurohemi që pushteti vendor dhe qeverisja qendrore të punojnë bashkë për sigurinë publike”.