Ditë: 27 Gusht 2024
Njoftim për mbledhjen e Këshillit Bashkiak
NJOFTIM
Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Elbasan.
Ju njoftojmë se më datë 27.08.2024 zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), online me vendim qarkullues, me këtë rend dite:
- Miratimi i rendit të ditës së Mbledhjes.
- Miratimi i ndihmës ekonomike nga fondi i bashkisë për muajin Korrik 2024.
- Miratimi i ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Korrik 2024.
- Mbi heqjen e mandatit të Z.Franko Hakilja.
- Për zëvendësimin e vakancës në Këshillin e qarkut Elbasan.
- Për miratimin e ngritjes, përbërjes dhe funksionimit të Komisionit të Strehimit.
KRYETARI I KËSHILLIT ELBASAN
LUTFI LALA