Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 11 Tetor 2024

Buxhetimit me pjesëmarrje në Rajonin nr. 4″.  Llatja/   Do të vijojmë me projekte zhvilluese edhe në 2025

Takimi i radhës i procesit të buxhetimit me pjesëmarrje vijoi në Rajonin nr. 4, ku Kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, ishte i pranishëm për të dëgjuar dhe diskutuar me banorët e kësaj zone.

Gjatë fjalës së tij, z. Llatja theksoi se shkolla ku u zhvillua takimi është rikonstruktuar tërësisht, duke u bërë një model për investimet që Bashkia ka kryer në këtë zonë. Ai përmendi gjithashtu përfundimin e rrugëve kryesore si “Pusi që lahet vetë”, “Partizani” dhe “Aqif Pasha”.

“Buxhetimi me pjesëmarrje nuk është thjesht një formë konsultimi për buxhetin, por një shembull i qartë i demokracisë së drejtpërdrejtë, ku çdo qytetar ka mundësi të japë mendimin e tij dhe të ndikojë në vendimmarrjet publike të Bashkisë,” u shpreh Llatja.

Ai shtoi se ky proces është një mekanizëm i rëndësishëm për të garantuar transparencë dhe për të vendosur themelet e një strukture të mirë të buxhetit. Në këtë rajon, gjatë viteve të kaluara, shumë nga kërkesat e banorëve janë reflektuar në projekte konkrete zhvillimore.

Një pjesë tjetër e diskutimit u përqendrua në Kalanë e Elbasanit, një nga asetet më të rëndësishme kulturore dhe turistike të qytetit. Llatja nënvizoi rëndësinë e investimeve për rikualifikimin e zonës së kalasë, duke përmendur punimet që priten të fillojnë për zyrën e vjetër arsimore dhe shtëpinë e Aleksandër Xhuvanit. Ai theksoi se investimet e mëdha për të rijetësuar kalanë do të kenë një impakt të qëndrueshëm ekonomik dhe turistik për qytetin.

“Ne jemi të gatshëm të investojmë për vitin e ardhshëm në infrastrukturën e lagjes Kala dhe do të vazhdojmë me investime strategjike që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Elbasanit,” deklaroi Llatja.

Ndërkohë, investimet në infrastrukturën e ujësjellësit dhe kanalizimeve edhe në zonat informale po ecin me ritme të shpejta. Kryetari i Bashkisë njoftoi se projekti për përmirësimin e rrjetit të ujit të pijshëm pritet të përfundojë vitin e ardhshëm, duke garantuar furnizim të pandërprerë me ujë cilësor për qytetarët.

Procesi i Buxhetimit me Pjesëmarrje në Shirgjan dhe Gjergjan: Banorët parashikojnë prioritetet për vitin 2025

Në kuadër të procesit të buxhetimit me pjesëmarrje, banorët e Njësive Administrative Shirgjan dhe Gjergjan kanë prezantuar kërkesat dhe prioritetet e tyre për vitin 2025. Nënkryetari i Bashkisë Elbasan, Asim Sula, dhe kryetari i Këshillit Bashkiak, Lutfi Lala, morën pjesë në takime me komunitetin, duke diskutuar investimet e realizuara gjatë vitit 2024 dhe planet për të ardhmen.

Shirgjan, u vlerësuan disa nga investimet e realizuara, si asfaltimi i rrugëve në fshatrat Mjekës, Kuqan dhe Shirgjan, rikonstruksioni i shkollës në Mjekës, dhe ndërtimi i këndit sportiv në Bujqes. Po ashtu, u përmend pastrimi i përroit të Llixhës dhe vendosja e ndriçimit publik. Banorët falënderuan për përmirësimet e kryera, por ngritën kërkesa për ndriçim shtesë, rikonstruksion të urave dhe rrugëve, si dhe për zgjidhjen e problematikës së kolektorit Kuqan-Buqës-Jagodinë. Asim Sula siguroi se përmirësimi i infrastrukturës dhe pastrimi i kanaleve do të jetë një prioritet për vitin e ardhshëm, duke premtuar gjithashtu përmirësime në cilësinë e ujit të pijshëm.

Ndërkohë, në Gjergjan, investimet për vitin 2024 përfshinë rikonstruksionin e urës në Zallin e Gostimës dhe pastrimin e kanaleve vaditëse dhe kulluese. Banorët kërkuan më shumë investime në ndriçimin publik, përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve, dhe vendosjen e një pritë në autostradë për të shmangur aksidentet.

Në të dy takimet, banorët votuan për prioritetet kryesore që do të përfshihen në buxhetin e vitit 2025, duke garantuar një transparencë dhe përfshirje më të madhe të komunitetit në procesin e vendimmarrjes. Bashkia Elbasan do të vazhdojë të përqendrohet në zgjidhjen e problematikave të ngritura, duke mbajtur si prioritet infrastrukturën dhe shërbimet publike për zonat rurale.