Rifillon aksioni i pastrimit në Krastë
Kryetari i Bashkisë Elbasan z. Gledian Llatja së bashku me Agjencinë e Pyjeve dhe Mjedisit, ka rifilluar aksionin e pastrimit në Krastë. Ky aksion është pjesë e një nisme të nisur kohë më parë, ku strukturat e bashkisë, Këshilli Rinor dhe qytetarët e Elbasanit po kontribuojnë çdo ditë për të pastruar këtë zonë.
“Ne po punojmĂ« qĂ« Krasta, si mushkĂ«ria jonĂ« kryesore, tĂ« jetĂ« e pastĂ«r dhe e mbrojtur. Puna pĂ«r pastrimin do tĂ« na pĂ«rgatisĂ« pĂ«r periudhĂ«n e dimrit dhe sezonin e mbjelljeve qĂ« do tĂ« nisĂ« nĂ« dhjetor me energji tĂ« reja,” u shpreh kryetari.
Ai falënderoi veçanërisht punonjësit dhe të rinjtë që janë bashkuar në këtë iniciativë, duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve të kujdesen për pastërtinë e zonave publike dhe pyjore.
Aksioni i pastrimit në Krastë synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe promovimin e Krastës si një destinacion të pastër e të shëndetshëm për të gjithë qytetarët e Elbasanit.