Njoftim pë mbledhjen e Këshillit Bashkiak
NJOFTIM
Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Elbasan.
Ju njoftojmë se më datë 26.11.2024 ora 11:00 zhvillohet mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 3), në ambjentet Qendres Rinore, me këtë rend dite:
- Miratimi i rendit të ditës së Mbledhjes.
- Miratimi i procesverbaleve të muajit Shtator 30.09.2024, muajit Tetor 23.10.2024 dhe muajit Nëntor 14.11.2024.
- Për miratimin e vlerës financiare të dëmeve shkaktuar nga djegia e banesës së Z. Ferit Halit Koçi banor në lagjen “Aqif Pasha” Nr. 4 dhe dhënien e kompensimit nga ana e Bashkisë Elbasan.
- Për miratimin e vlerës financiare të dëmeve shkaktuar nga djegia e banesës së Z. Josif Jorgji Doka banor në fshatin Kuqan të Njësisë Administrative Shirgjan dhe dhënien e kompensimit nga ana e Bashkisë Elbasan.
- Mbi miratimin e listës emërore të familjeve që do të përfitojnë subvencionim qeraje, për vitin 2025, në qytetin e Elbasanit.
- Mbi një ndryshim në VKB Nr.112 Datë 23.10.2024.
- Mbi korigjimin e vendimit Nr.13 Dt 23.10.2024 të KB Mbi miratimin e riorganizimit të njësive operative vartëse te bashkisë dhe numrit maksimal të pinonjësve të tyre dhe të aparatit të administratës së Bashkisë Elbasan.