Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Muaj: Korrik 2025

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zëna nga bizneset

Në qytetin e Elbasanit po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë abuzive nga bizneset. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe Policia Bashkiake e Elbasanit po zhvillojnë aksionin, i cili ka për qëllim kthimin e trotuareve dhe lulishteve në përdorim të lirë për qytetarët, duke siguruar një ambient të rregullt dhe tërheqës, që të promovojë më mirë potencialin e Elbasanit.

Autoritetet kanë dërguar njoftime paraprake ndaj bizneseve për largimin vullnetar të strukturave që pengojnë kalimin, ndërsa për rastet pa përgjigje kanë nisur heqjet nga IKMT.

Në vijim, pritet të shtohen aksionet dhe kontrollet nga ana e institucioneve përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të ligjit në hapësirat publike, me qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre afatgjatë.

Bashkia e Elbasanit thekson rëndësinë e mbrojtjes së hapësirave publike sidomos në sezonin veror, kur qyteti mirëpret një numër të konsiderueshëm turistësh dhe vizitorësh.

Përfundon rikonstruksioni i rrugës “Benjamin Deliana” në lagjen “28 Nëntori”

Rruga “Benjamin Deliana” në lagjen “28 Nëntori” është tashmë e rikonstruktuar dhe ka marrë trajtën e një aksi funksional që i shërben komunitetit lokal. Ndërhyrja nga Bashkia Elbasan ka përfunduar me shtresimin përfundimtar të asfaltit dhe sistemimin e infrastrukturës.

Kjo rrugicë, megjithëse me gjatësi të shkurtër, ka pasur rëndësi të veçantë për banorët, pasi lidh dy rrugë të tjera më të mëdha, “Mustafa Shashaj” dhe “Shyqyri Berisha”, dhe i shërben drejtpërdrejt rreth 150 banorëve. Për më shumë se 30 vite, rruga ka qenë e paasfaltuar, pavarësisht se kishte sistem kanalizimesh funksional.

Rikonstruksioni i saj u realizua pas një kërkese të kahershme të banorëve, si pjesë e programit të Bashkisë Elbasan për përmirësimin e infrastrukturës në zonat informale, si në qytet, ashtu edhe në njësitë administrative rurale.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, thekson seedhe një tjetër rrugë e paasfaltuar prej dekadash mori zgjidhje përfundimtare. Zona të tëra informale, si në qytet ashtu edhe në fshat, po i rikthejmë në standarde dinjitoze. Kjo është qasja jonë, të mos lëmë asnjë segment të lënë pas.”

Ai shtoi se investimet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë në të gjitha zonat informale të bashkisë, me qëllim që çdo lagje dhe komunitet të ketë infrastrukturën që meriton.

Netë magjike me ‘Virtuozët’ në zemër të Elbasanit

Elbasani mirëpriti një ngjarje të veçantë artistike këtë korrik, me koncertin dy-ditor “Virtuozët”, që solli në skenë disa prej instrumentistëve më të talentuar të skenës muzikore shqiptare.

Nën drejtimin artistik të Desart Shëmilit, koncertet do të zhvillohen më 7 dhe 8 korrik, në dy ambiente të veçanta kulturore të qytetit: Muzeu Etnografik dhe Kulla Hotel “Guri”.

 Mbrëmja e parë, më 7 korrik në orën 20:00, u mbajt në ambientet historike të Muzeut Etnografik, me pjesëmarrjen e violinistit të njohur Zeqir Sulkuqi dhe interpretimet virtuozë të artistëve elbasanas.

Mbrëmja e dytë, më 8 korrik, po në orën 20:00, u zhvillua tek Kulla Hotel “Guri”, ku performoi Kuarteti i Harqeve “Mansius”, me një program të përzgjedhur nga repertori klasik ndërkombëtar.

Në të dyja netët, publiku pati mundësinë të shijojë vepra të njohura nga kompozitorë të mëdhenj, të interpretuara me pasion, dhe frymëzim nga emra të spikatur të muzikës klasike shqiptare.

Koncerti “Virtuozët” vjen si një iniciativë për të afruar artin cilësor me publikun e Elbasanit dhe për të kthyer hapësirat muzeale dhe historike në skena të gjalla të kulturës.

Stabilizim i situatës pas një jave luftë intensive me zjarrin: Ministrat Vengu dhe Hoxha në landfillin e Elbasanit

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilluan sot një inspektim në fushën e mbetjeve në Elbasan, pas një zjarri të rrezikshëm, që përfshiu zonën ditët e fundit, i nxitur nga temperaturat e larta të kësaj vere.

Në këtë vizitë ishin të pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit, z. Gledian Llatja, si dhe prefekti i Qarkut, Ilir Bejtja.

Gjatë inspektimit, ministri Vengu vlerësoi maksimalisht punën e palodhur të strukturave zjarrfikëse, emergjencave civile vendore, Forcave të Armatosura dhe të gjithë institucioneve të përfshira në menaxhimin e situatës. Ai theksoi se falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes së koordinuar u arrit të shmangej një katastrofë e madhe mjedisore dhe të mbrohej shëndeti i komunitetit.

Zjarri u shua falë angazhimit të mjeteve zjarrfikëse të ardhura nga Elbasani dhe bashkitë fqinje, si dhe përdorimit të teknologjisë, përfshirë një dron, që ndihmoi në monitorimin ajror dhe identifikimin e vatrave aktive.

Ministri i Mbrojtjes theksoi se situata të tilla nxjerrin në pah domosdoshmërinë e modernizimit të plotë të sistemit të emergjencave civile në vend. Ai propozoi instalimin e kamerave termike për monitorim të vazhdueshëm në landfill-e dhe stacionimin e një mjeti zjarrfikës në gatishmëri të përhershme pranë tyre.

“Një zhvillim premtues në këtë drejtim është përfshirja e industrisë së mbrojtjes në prodhimin vendas të pajisjeve të emergjencave civile. Kompania shtetërore KAYO po punon për të prodhuar zjarrfikëse dhe pajisje të tjera, me objektivin për të përmbushur nevojat kombëtare dhe për të forcuar pavarësinë teknologjike të vendit”, deklaroi ministri Vengu.

Në përfundim të inspektimit, u ritheksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe investimeve në teknologji moderne për përballimin në kohë të emergjencave dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Për zjarrin në landfill është ngritur një grup pune, që përfshin edhe ekspertë të huaj, i cili do të realizojë një vlerësim të plotë të situatës dhe do të sugjerojë masat e mëtejshme për të shmangur përsëritjen e rasteve të ngjashme.

Vendimi për miratimin e tarifave të reja të ujit për UK Rajonale Elbasan sh.a. (2025–2027)

Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ka miratuar me Vendimin nr. 18, datë 01.07.2025, tarifat e reja të shërbimit për Shoqërinë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan sh.a., të vlefshme për periudhën 2025–2027. Ky vendim synon përmirësimin e qëndrueshmërisë financiare të shoqërisë, rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe mbulimin e kostove operacionale.

Vendimi hyn në fuqi më 1 gusht 2025 dhe është i vlefshëm deri më 31 dhjetor 2027. Ai është botuar në Fletoren Zyrtare dhe është i detyrueshëm për të gjitha njësitë përbërëse të shoqërisë.

Bashkia Elbasan Drejt Barazisë Gjinore 2025–2030: Konsultim dhe Veprim

Bashkia Elbasan ka ndërmarrë një sërë hapash për përparimin drejt barazisë gjinore.

Aktualisht  Bashkia Elbasan po përgatit Raportin e Monitorimit të zbatimit të Planit Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore 2022 – 2024, një dokument i rëndësishëm për përparimin drejt barazisë gjinore dhe plotësimin e angazhimit publik të ndërmarrë nga Bashkia Elbasan nëpërmjet nënshkrimit të Kartës Evropiane për Barazi të grave dhe burrave në jetën vendore.dhe paralelisht me hartimin e Raportit të Monitorimit ka zhvilluar procesin e përgatitjes së PVVBGJ 2025 – 2030.

Plani Vendor i Veprimit për Barazinë Gjinore 2025-2030 po përgatitet me një metodologji gjithëpërfshirëse, duke filluar nga: analiza dhe përshkrimi i situatës, përcaktimi i fushave kryesore të ndërhyrjes,konsultimet paraprake brenda bashkisë,përgatitja e draft dokumentit, si dhe konsultime me palët e interesuara dhe grupet e interesit, në përfundim të të cilave po bëhet edhe kostimi i dokumentit, për ta përcjellë më pas për miratim në Këshillin Bashkiak. Deri tani janë organizuar konsultime,me grupet e interesit respektivisht:

-16 qershor ora 10.00 -13.00 Workshopi i parë, me anëtarë të Grupit të Punës të ngritur me Urdhër të Kryetarit të bashkisë

-20 qershor ora 10.00 – 13.00 Workshopi i dytë me pranine dhe ne konsultim me partneret dhe bashkepunetoret e Bashkise

– 27 qershor ora 10.00 – 13.30 Workshpi i tretë, ku u finalizuan diskutimet mbi matricen dhe aktivitetet e propozuara, u dhanë informacione mbi treguesit gjinore dhe filloi procesi i kostimit.

Dokumenti MASA DHE AKTIVITETE TË PROPOZUARA PJESË E MATRICËS SË PLANIT VENDOR TË VEPRIMIT PËR BARAZINË GJINORE 2025 – 2030 do të qëndrojë i hapur për komente dhe konsultim publik deri në datën 22/07/2025.

Presim Rekomandimet dhe Sugjerimet tuaja në adresën:nadire.kreka@elbasani.gov.al

Takimi për diskutimin e rekomandimeve nga  konsultimi publik do të mbahet më 22/07/2025 ora 11.00 pranë Bashkisë Elbasan ,Salla Multifunksionale.

I gjithë procesi i përgatitjes së Planit të Tretë Vendor të Veprimit 2025 – 2030, po mbështetet nga UN Women Shqipëri

Mobilizim i plotë përballë zjarreve nga kodrat te landfilli

Zjarret në kodrat dhe pyjet përreth Elbasanit, nga Balëza në zonat urbane, e deri te vatra më e madhe në landfill, kanë qenë një sfidë këto ditë për qytetin tonë.

Që në momentin e parë, çdo strukturë e Bashkisë Elbasan, nga emergjencat civile, zjarrfikësja, ASHP, e deri te mbështetja nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, është angazhuar pa pushim në terren.

Në fshatin Balëz, zjarri rrezikoi banesat e komunitetit ndërhyrja jonë e menjëhershme bëri të mundur izolimin falë ndërhyrjes edhe me helikopterët e emergjencave.

Në landfillin e qytetit, era dhe temperaturat e larta e kthyen një vatër të vogël në një përhapje të rrezikshme në të katër anët e territorit. 

Janë mbi 100 forca të angazhuara, me dhjetëra mjete zjarrfikëse, ekskavatorë, pompa thithëse dhe ndërhyrje ajrore.

10 mijë tonë dhera janë shkarkuar sipër vatrës për të bërë tampimin e saj. Sipas ekspertëve, kjo është mënyra më e përshtatshme në të tilla situata kur zjarri depërton në thellësi.

Puna nuk ka ndalur asnjë moment, ekipet janë në terren me turne të pandërprerë dhe do të qëndrojmë aty derisa çdo rrezik të jetë eliminuar.