Premiera “Për një Fjalë Goje” mbush sallën e Teatrit “Skampa”
Teatri “Skampa” vijon të sjellë në skenë produksione cilësore artistike, duke tërhequr vëmendjen dhe interesin e publikut elbasanas.
Mbrëmjen e fundit, në sallën e tejmbushur të teatrit u shfaq premiera e komedisë “Për një Fjalë Goje”, një bashkëprodhim që u mirëprit ngrohtësisht nga artdashësit dhe u shoqërua me duartrokitje të gjata në fund të shfaqjes.
Vepra solli në skenë situata plot humor, emocione dhe mesazhe të forta njerëzore, duke krijuar një komunikim të drejtpërdrejtë me publikun. Interpretimi i aktorëve Ledion Zoi, Erli Fortuzi dhe Ledio Lako u vlerësua për profesionalizmin dhe energjinë e sjellë në skenë, ndërsa regjia e Altin Bashës i dha ritëm dhe dinamizëm shfaqjes.
Suksesi i kësaj premiere konfirmon edhe një herë rolin e Teatrit “Skampa” si një nga qendrat më aktive të jetës kulturore në qytet, duke ofruar vepra që pasurojnë jetën artistike dhe afron publikun me teatrin.