Aksion pastrimi në institucionet arsimore, bashkia nis përgatitjet për vitin e ri shkollor.
Tre javë para nisjes së vitit të ri shkollor, Bashkia Elbasan ka nisur një aksion të gjerë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha çerdheve, kopshteve dhe shkollave të qytetit.
Ky aksion synon që fëmijët të rikthehen në ambiente të rregulluara, të sigurta dhe higjienike, duke krijuar kushtet e duhura për një nisje sa më të mbarë të vitit shkollor. Përveç pastrimit, po punohet edhe për lyerjen dhe riparimin e klasave, si edhe mirëmbajtjen e infrastrukturës.
Punonjësit e Agjenisisë së Shërbimeve Publike ( ASHP) janë shpërndarë në çdo institucion arsimor të qytetit për të siguruar që e gjithë infrastruktura të jetë gati për të mirëpritur fëmijët.
Fillimi i vitit të ri shkollor do t’i gjejë nxënësit mësuesit dhe edukatorët në një mjedis të sigurt, të pastër dhe të përgatitur për një rrugëtim të suksesshëm shkollor.