Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

“Arti përmes vështrimit të të rinjve” dhe Ekspozita e Fotografisë

Bashkia Elbasan, mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, me ndihmën e Këshilit Rinor Elbasan, zhvilloi konkursin “Arti përmes vështrimit të të rinjve” dhe Ekspozitën e Fotografisë, ku të rinjtë e trajnuar nga profesionistë të fushës në përdorimin e paisjeve fotografike dhe filmike si dhe programeve edituese, arritën të sjellin për qytetarët e elbasanit, fotot dhe pikturat e tyre më të mira në një pasdite ndryshe dhe premtuese për jetën artistike të të rinjve.

Gjatë këtij aktiviteti u prezantuan punimet konkuruese të të rinjve pjesëmarrës në konkurs, ku secili prej tyre prezantoi këndvështrimin e tij për qytetin dhe  të ardhmen e tij  dhe sesi mund të kontribuojnë nëpërmjet artit në përmirësimin e qytetit të Elbasanit. Artisti që mentoroi trajnimin e tyre në fazën e parë të konkursit, vlerësoi të gjithë të rinjtë  që erdhën në ekspozitë me prezantime dinjitoze dhe vlerësoi fotografitë dhe pikturat më të arrira.