Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Author: Bashkia Elbasan

NJOFTIM PËR HAPJEN E REGJISTRIMEVE NË ARSIMIN PARASHKOLLOR

Bashkia Elbasan njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë se kanë nisur regjistrimet e fëmijëve në institucionet e arsimit parashkollor (kopshte dhe klasa përgatitore) për vitin shkollor 2026–2027.

Aplikimet do të pranohen pranë Zyrës së Informacionit në Bashkinë Elbasan, nga data 04.06.2026 deri më 30.06.2026, çdo ditë nga e hëna në të premte, në orarin 09:00–12:00.

Aplikimi për regjistrim i fëmijëve bëhet me deklaratën tip të plotësuar në zyrën e informacionit në bashki nga personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, sipas shtojcës nr.1 në Urdhërin e MAS nr.31/2020 dhe me dokumentacionin e mëposhtëm

  • Formulari i aplikimit;(formulari i aplikimit do të plotësohet pranë zyrës së informacionit kur të dorëzoni dokumentet)
  • Certifikatë personale e fëmijës;
  • Certifikatë familjare;
  • Certifikata ose Kartela e vaksinave të fëmijës;
  • Vërtetim banimi;
  • Vërtetim për marrëdhënien në punë e të paktën njërit prej prindërve/kujdestarëve ligjorë (për kopshtet me ditëngrënie)

Regjistroni fëmijën tuaj në kohë dhe bëhuni pjesë e një mjedisi edukativ, të sigurt dhe gjithëpërfshirës për zhvillimin e tij.

Ju mirëpresim!

Thirrje Publike eCIM

Je student ose i ri në Elbasan?

Bëhu pjesë e projektit eCIM – Elbasan Climate-Neutral Innovation in Mobility dhe kontribuo në transformimin e mobilitetit urban drejt një qyteti më të qëndrueshëm dhe më miqësor me komunitetin.

📍 Programi përfshin:
✅ Trajnime mbi mobilitetin e qëndrueshëm
✅ Workshop-e kreative dhe interaktive
✅ City Walks në terren
✅ Aktivitetin final “Elbasan / City Without Cars”

👥 Programi synon të angazhojë studentë dhe të rinj në zhvillimin e ideve dhe zgjidhjeve për një Elbasan më të gjelbër dhe me më pak emetime.

📅 Aktivitetet zhvillohen gjatë periudhës Maj – Qershor 2026.

📲 Apliko këtu:
Thirrja Publike për të Rinj dhe Studentë: eCIM

🔗 Ose skano QR Code në poster.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit NetZeroCities dhe zbatohet nga Bashkia Elbasan në partneritet me Urban Research Institute.

Njoftim Shpronësimi – në zbatim të projektit zgjerimi i rrugës “Petrit Kallajxhiu”, ndodhur në Z.K 8522”.

Në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 58 datë 28.04.2026, i cili ka miratuar fillimin e proçedurave të shpronësimit për pasuritë që preken nga realizimi i projektit me interes publik, Zgjerimi i rrugës “Petrit Kallajxhiu”, ndodhur në Z.K 8522”, si dhembështetur në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndyshuar, ligjin nr. 8561 datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, i ndryshuar, kërkohet që brënda datës 25.05.2026, pronari/ët e pasurive ose të tretë të cilëve i’u preket pasuria, të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Pronave Publike dhe Strehimit, fotokopje të noterizuar të dokumenteve të pronësisë lëshuar nga ASHK Elbasan si dhe fotokopje karte identiteti.

Njoftim në kuadër të Javës së Evropës

Në kuadër të Javës së Europës 2026, të organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, ju ftojmë të merrni pjesë në shfaqjen teatrore “Një diplomë për njerëzit e zakonshëm” nga artistja Anila Balla.

Vendi: Teatri “Skampa”, Teatri Skampa
Data: 10 Maj 2026
Ora: 19:00

Kjo performancë artistike vjen si pjesë e aktiviteteve festive të Javës së Europës dhe synon të përcjellë mesazhe reflektuese dhe frymëzuese për publikun.

Ftojmë qytetarët, të rinjtë dhe studentët e qytetit të bëhen pjesë e kësaj mbrëmjeje artistike.