Bashkia Elbasan apel për kujdes, tre ditët e ardhshme me rrezik të lartë për zjarre
Si pasojë e rritjes së temperaturave që pritet të vijojë gjatë tre ditëve të ardhshme, Bashkia Elbasan njofton se niveli i rrezikut për zjarre do të jetë në shkallën maksimale (niveli 5).
Të gjitha strukturat e emergjencës janë në gatishmëri të plotë për të mbrojtur banesat, pyjet dhe jetën e qytetarëve.
Bashkia apelon që banorët të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë këto udhëzime:
Shmangni ndezjen e zjarreve në natyrë.
Mos digjni mbetje rurale apo materiale të rrezikshme.
Raportoni menjëherë çdo vatër të dyshuar.
Numrat e emergjencës: 112 Emergjencat, 127 Urgjenca Mjekësore, 128 Zjarrfikësja, 129 Policia e Shtetit.
“Ky apel vjen për të mbrojtur mjedisin, pronën dhe jetën e qytetarëve. Çdo kujdes i treguar nga secili prej nesh është vendimtar”.