Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Administrata

​​Administrata e Bashkisë

  • ​Administrata e Bashkisë, drejtohet nga Kryetari i Bashkisë, i ndihmuar nga  Zv/Kryetarët e saj.
  • Administrata e Bashkisë është e organizuar në drejtori te përgjithshme, drejtori, sektorë, lagje dhe njësi administrative. Vendet e punës të shërbimit civil renditen si më poshtë:
  • Drejtor i Përgjithshëm, Drejtor Drejtorie, Përgjegjës Sektori dhe Specialist.
  • Zv/Kryetarët e Bashkisë drejtojnë dhe janë përgjegjës për mbulimin nga ana administrative të disa drejtorive të përgjithshme, sipas përcaktimit të bërë nga Kryetari i Bashkisë me akt të veçantë.
  • Drejtoritë e përgjithshme janë njësi organizative të administratës së Bashkisë, të cilat mbulojnë dhe janë përgjegjëse për aktivitetin administrativ në fusha të caktuara që mbulohen nga dy ose më shumë drejtori.
  • Drejtoritë janë njësi  të Strukturës Organizative të Bashkisë dhe përgjigjen për një aktivitet administrativ  të caktuar.
  • Sektorët janë njësi bazë të strukturës organizative të Bashkisë që përgjigjen për aktivitete të veçuara në përbërje të drejtorive përkatëse.
  • Struktura organizative, emërtimet dhe numri i personelit të tyre përcaktohen nga Kryetari i Bashkisë.
  • Gjithshtu pjesë e strukturës së Bashkisë janë dhe kabineti i Kryetarit të Bashkisë dhe Avokati i Qytetit.
  • Bashkia është e ndarë në gjashtë lagje të cilat drejtohen nga administratori i lagjes dhe 12 njësi administrative që drejtohen nga Administratori i njësisë.
  • Zyrat me një ndalesë funksionojnë pranë çdo lagjeje dhe njësie administrative.