Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Aktivitete KB

86 familje përfitojnë kredi të butë, miratimi nga Këshilli Bashkiak

Mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak të Elbasanit u fokusua tek pika më e rëndësishme e rendit të ditës, e cila kishte lidhje me miratimin e listës së përfituesve të kredisë së butë për blerjen e banesës.

Në këtë mbledhje u miratuan 86 persona që plotësojnë kriteret ligjore dhe ekonomike për të përfituar nga ky program social, i financuar nga buxheti i shtetit. Programi synon të mbështesë kryesisht familjet me të ardhura mesatare, veçanërisht çiftet e reja, duke u dhënë mundësinë të kenë një banesë të tyre dhe të krijojnë një ambient të qëndrueshëm jetese në qytet.

Në mbyllje të mbledhjes, Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, e cilësoi këtë si një lajm të mirë për qytetin dhe familjet që kërkojnë të ndërtojnë jetën e tyre në Elbasan.

“Është një lajm i mirë që po e rihapim programin e kredisë së butë, një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet që kërkojnë të ndërtojnë jetën e tyre në Elbasan. Kredia e butë u jep atyre mundësinë të kenë një shtëpi të vetën, sipas zgjedhjes së tyre, duke kontribuar edhe në zhvillimin e lagjeve ku vendosen”, tha Llatja.

Është një program që mbështet drejtpërdrejt familjet me të ardhura mesatare, veçanërisht çiftet e reja, duke iu dhënë mundësinë të blejnë një shtëpi dhe të qëndrojnë në Elbasan.

“Ky është një zhvillim social dhe ekonomik pozitiv për qytetin tonë. Kredia e butë ndihmon në uljen e stokut të banesave të pashitura dhe gjallëron lagjet, duke ndikuar në qëndrueshmëri demografike dhe rritje ekonomike”, përfundoi kreu i bashkisë.”

Konsultimi publik me grupet në nevojë dhe komunitetin Egjiptian për tav buxh drafti Ire PBA 2026-2028, Bashkia Elbasan, 26.05.2025, Elbasan

Konsultimi publik me grupet në nevojë dhe komunitetin Egjiptian për tav buxh drafti Ire PBA 2026-2028, Bashkia Elbasan, 26.05.2025, Elbasan

Takimi i Keshillit Bashkiak Elbasan me Komunitetin Rom dhe Egjiptian , date 18.05.2023.

Takimi i Keshillit Bashkiak dhe Administrates se Bashkise Elbasan me perfaqesues te minoritetit Rom dhe Egjiptian, date 18.05.2023, ne zbatim te planit te aktiviteteve te Keshillit Bashkiak Elbasan per vitin 2023, dhe ne kuader te fazes se pare te procesit te konsultimeve te Programit Buxhetor Afatmesem 2024-2026, me mbeshtetjen e projektit Bashki te Forta

Takimi i Keshillit Bashkiak Elbasan me Keshillin Rinor Elbasan

Takimi i Keshillit Bashkiak Elbasan me Keshillin Rinor Elbasan, date 20.04.2023 per çeshtje te edukimit, kultures, sportit, dhe punesimit te te rinjve.
Takimi u zhvillua ne zbatim te planit te aktiviteteve te Keshillit Bashkiak Elbasan per vitin 2023, dhe ne kuader te fazes se pare te procesit te konsultimeve te Programit Buxhetor Afatmesem 2024-2026, me mbeshtetjen e projektit Bashki te Forta.

Takim konsultativ për norma, standarte dhe kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve të Këshillit Bashkiak

Kryesia e Këshillit Bashkiak Elbasan dhe komisioni për çeshtjet ligjore dhe rregulloret si dhe disa anëtare të tij diskutuan mbi rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve të KB dhe pikërisht komisionet e përhershme të KB për ti bërë ato më funksionale dhe më efiçente.

Në takim u rrahën mendime dhe u dhanë argumenta për ti bërë më funksionale dhe për të rritur efiçencën e komisioneve të përhershme të KB që ato të jenë më aktive.

Në takim u vendos që këto rekomandime në ndryshimin e disa komisioneve, në bashkimin e disa prej tyre të diskutoheshin më gjërë në këshillin bashkiak.

Pjesëmarrësit dhanë disa rekomandime dhe për administratën e bashkisë

Gjithashtu në këtë takim u hodhën ide për orarin e mbajtjes së mbledhjeve të komisioneve si dhe orarin për mbajtjen e mbledhjes së KB.