Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Aktualitet

Llatja/ Riorganizimi i Ujësjellës Kanalizimeve, do të ndryshojë konceptin e menaxhimit të ujit të pijshëm

Një ndër pikat më të rëndësishme të mbledhjes së Rradhës së Këshillit Bashkia, ishte   “Riorganizimi i Shoqërisë ” Ujësjellës Kanalizime Elbasan” sha, nga Bashkia Elbasan.  

 Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, është ndalur më gjatë tek kjo pikë duke pohuar se “ky riorganizim do të ndryshojë komplet konceptin e menaxhimit të ujit të pijshëm, si edhe kanalizmet e ujrave të zeza. Është një prioritet i qeverisë shqiptare të sigurojë ujin e pijshëm 24 orë për qytet e mëdha. Në kuadër të politikave që ka ndërrmarë qeveria shqiptare duhet një menaxhim i mirë rajonal i ujit të pijshëm”. 

Duke u ndalur edhe tek rrtija e nergjisë elektrike, kryebashkiaku nënvizoi se ” në bazë të projektit të buxhetit të ujësjellës kanalizimeve Elbasan, kemi marrë një masë praprake për 5 vitet e ardhme për rritjen e trafiës së ujësjellësit. Sot kemi nëj tarifë të ulët në republikë të ujit të pijshëm, edhe pse është rritur energjia elektrike, ne e kemi mirëmenaxhuar ujësjellësin, duke mbledhur borxhet që kemi pasur deri tani. Është një kosto e ulët e rritjes së çmimit të ujit të pijshëm, ku bëhet fjalë për rreth 14 % e rritjes, ose thënë ndryshe rreth 50 lekë të vjetra për metër kub uji”. 

 Sakaq Bashkia e Elbasanit ka marrë një kredi nga KFV për investimin dhe rehabilitimin e sistemimit të ujësjellësit dhe kanalizimet e ujrave të zeza në fshatin Mengël, por edhe në disa zona të tjera. Në buxhet kemi parashikuar edhe për ndërhyrjet problematike që kemi, janë  mbi 10 projekte të vogla për sistemimin e kanalizimeve të ujrave zeza, me qëllim riurbanizimin  e këtyre zonave. 

Një ndër pikat e tjera të rëndit të ditës ishte edhe dhënia e fondit pyjor në përdorim ” Për vendosje stacionesh,bazamente për panele fotovoltaike me qëllim prodhimin e energjisë”.   

 Në këtë pikë, Kryebashkiaku Llatja shton se “sa i përket sistemeve voltaike në sajë edhe të mbështetjes që i kemi dhënë Drejtorisë së Shërbimit Pyjor,por edhe ndihmës që kërkojmë nga shumë biznese kemi arritur që të kemi gati 300 % të ardhura më shumë nga sipërfaqet që i kemi dhënë në përdorim qytetarëve për shërbimet që kërkojnë. Do të rrisim të ardhurat nga asetet që ne nuk i kemi shfrytëzuar më parë. Kemi pasur dhe do të kemi rritje të ardhurave,pasi  Bashkia e Elbasanit është një ndër bashkitë më të mira të menaxhimit financiar dhe borxhit të ulët që ka.

“Miqtë e Malit”, festa që mbledh miqtë nga vendi dhe të huaj 

Fundjava që lamë pas, e ktheu qendrën e Gjinarit, fshatit malor turistik, të njohur në të gjithë vendin, me një super atmosferë në festën e përvitshme lokale ” Miqtë e Malit” 

Qindra vizitorë, nga vendi por edhe të huaj, mes tyre edhe kryetari i Bashkisë Gledian Llatja,organizator i festës,  Ministria e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, përfaqëseues të besimeve fetare, etj, ndezën flakën olimpike një traditë e trashëguar kjo tashmë në startimin e garave të ndryshme olimpike.  

 Aktivitetet të cilat kanë nisur që paradite, kanë përfunduar në orët e mbrëmjes, ku nuk kanë munguar lojërat e shumta olimpike, vallet tradicionale të zonës, panairi i përvitshëm me punimet artizanale të zonjave të Gjinarit, si edhe aktivitete të shumta artistike kulturore.  

” Nga viti në vit, Bashkia Elbasan  ka shtuar gamën e aktiviteteve në festën e kthyer tashmë në traditë në Gjinarin Malor. Festa e cila ka marrë emrin”Miqtë e Malit”realizohet me të vetmin qëllim, që miqtë ngado që vijnë të shijojnë bukuritë natyrore të Gjinarit, e cila në çdo stinë të vitit, të jep mundësinë e çlodhjes dhe argëtimit, peisazhin e gjelbër dhe ajrin e pastër të ofruar nga pishat që rrethojnë Gjinarin”, tha në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja.   

Ndërsa ftoi miqtë e ardhur vendas dhe të huaj që të shijojnë ushqimet bio të zonës së Shpatit, prodhimet artizanale të zonjave duararta, si dhe atmosferën e paparë të koncertit me artistët më në zë elbasanas. 

Gjinari malor, i freskët në verë dhe i ftohtë në dimër, është është  një nga zonat turistike më të bukura malore të  Qarkut të Elbasanit dhe ndodhet  më pak   22 km larg qytetit. 

 Prej kohësh kjo zonë  është  shndërruar në një destinacion turistik për  elbasanasit , nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe nga mjaft turistë të huaj. 

 Gjinari shquhet  sidomos për  masivet pyjore me pisha të  larta dhe kurative për asmatikët si edhe  për pozitën e favorshme  gjeografike e resurset e mëdha natyrore që ofron . 

 ” Cilësohet si një nga pikat më të preferuara të turizmit malor të Qarkut të  Elbasanit dhe ndodhet  në një lartësi rreth 800-1000 metra mbi nivelin e detit. Në çdo stinë të vitit turistët vazhdojnë të shkojnë në Gjinar, ka nga ata që ngrejnë çadrat në lëndinat e Bukanikut, kryesisht të huajt, por ka edhe vendas që shkojnë atje për të kaluar një natë, apo për të ngrënë një drekë tradicionale nga amvisat e kësaj zone”, thotë kreu i Bashkisë Gledian Llatja  

Për të mbërritur në këtë pikë turistike malore mundësitë e udhëtimit tashmë mund të thuash se janë komode, për shkak të rikonstruksionit të rrugës nga qendra e qytetit të Elbasanit deri në Gjinar .  

 Pushuesit më të shumtë të kësaj pike janë familjarë, të rinj por edhe shumë eksporues të huaj, të cilët parapëlqejnë klimën dhe ajrin e pastër që mbizotëron në këtë zonë si dhe  mundësitë për të ushtruar sporte të ndryshme si  alpinizmi, lojërat sportive në natyrë por edhe për të shijuar gatimet tradicionale dhe jo vetëm. 

  E veçanta e Gjinarit është se kjo pikë turistike malore dallon nga të tjerat për nga klima dhe resurset e veta natyrore, duke të ofruar një turizëm permanent, si gjatë verës, ashtu edhe në dimër.  Kryebashkiaku Llatja rendit mjaft arësye përse duhet të vizitohet nga turistët Gjinari,  duke filluar nga Kisha Shënepremte e  Valshit me piktura të Onufrit, Kisha e Shënkollit në  Shelcan, Kisha e Shumë Shejtorëve, Dushku i Lleshanit, Varri i Kostandin Shpatarakut piktor ikonograf kishtar ,Lisat e Pashtreshit, Dërstilat e Gjinarit ,Kanioni i Shpellës së Pëllumbasit etj”.  Këtë vit, parashikohet që Bashkia e Elbasanit me fondet e saj të nisë edhe rikonstruksionin e qendrës së fshatit Gjinar.  

   Bukuritë e shumta natyrore  dhe gjithçka tjetër  që ka trashëguar ndër shekuj kjo zonë e bën atë  gjithmonë të lakmueshme nga turistët e të gjitha grup moshave.   

Llatja/ Asfaltim edhe në fshatrat e largët malor.

Një tjetër investim nga Bashkia në Labinot Mal. Falë bashkëpunimit mes komunitetit Bashkisë   së Elbasanit dhe Këshillit të Qarkut u bë e mundur asfaltimi i 1.1 klm rrugë rurale në fshatrat Griqan – Labinot Katund. Punimet të cilat janë drejt përfundimit i ka parë nga afër Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, i cili pasi ka marrë falenderimet e banorëve për cuarjen e asfaltit deri në këto zona malore pohon se ” kjo rrugë prej vitesh ishte kthyer në një gangrenë për banorët e fshatit Labinot Katund, të Njësisë Administrative Labinot Mal. Rruga do t’i vijë në ndihmë rreth 2000 banorëve të cilët punojnë në bujqësi. Me shtrimin e rrugës me asfalt, banorët do të qarkullojnë lehtësisht drejt Labinotit Mal, qendrës shëndetësore dhe tregut bujqësor”. Bashkia ka kryer shumë investime të rëndësishme në Labinot Mal, që sipas Z. Llatja  me planifikimin e buxhetit investimet do të vijojnë në zonën e largët malore të Elbasanit.” Do të investojmë në sistemime urash si edhe në rrugë lagjesh, me qëllim që të lehtësojmë qarkullimin e banorëve”. Investimi në fjalë është kërkesë e vetë banorëve e cila ju përgjigj në një kohë rekord nga ana e Bashkisë. Kryetari i Bashkisë i bën thirrje qyterëve që të bashkepunojnë me Bashkinë në të mirë të komunitetit.

Llatja/ Automoto Parku, një ” magnet” ekonomik dhe turistik për Elbasanin.

Në Forumin Dëgjesë, të fundit për projektin ambicioz të Automoto Park Albania, brenda Automotive Fair Albania,  i cili ka nisur punimet në qytetin e Elbasanit, ka marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, i cilësuar nga paneli si një nga mbështetësit kryesor të ndërtimit të Automoto Parkut. Në këtë panel kanë referuar edhe Blendi Gonxhe, drejtor i DPSHTRR, një nga iniciatorët e këtij projekti të madh, si edhe Niko Leka president i Federatës Shqiptare të Automobilizmit. Për kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, ndërtimi i këtij “gjigandi” në Elbasan është një ëndërr e shumëpritur e cila së shpejti do të kthehet në realitet. I pyetur se çfarë benefitesh do të sjellë në Elbasan Automoto Parku, si nga ana ekonomike, por edhe për turizmin në përgjithësi, Z. Llatja pohon se ” për nga vetë pozita gjeografike, Elbasani është një nga lokacionet më të përshtatshme për ngritjen e Automoto Parkut. Ndodhemi një orë larg Aeroportit ” Nënë Tereza”, dhe po rreth një orë larg portit të Durrësit. Zona ku edhe u vendos që të bëhej ky investim i madh, poshtë Krastës është një vend perfekt dhe që ka akses në infrastrukturë. Ka qenë një punë e madhe e stafit të Bashkisë dhe DPSHTRR , kishte edhe vonesa, pasi u ndryshuan të gjitha planet urbanistike, u bënë projektet e pritave lumore, kaluam shumë hallka, dhe sot jemi gati. Tashmë kemi edhe financat, dhe po ecim me punimet”, pohon Llatja.  

Sipas tij, ky projekt do të jetë një magnet i fortë në qendër të Elbasanit, si nga ana ekonomike, por edhe ajo e turizmit.

” Projekti, është një spunto që i jepet ekonomisë së Elbasanit, pasi ne kemi fabrika që janë për prodhimin e pjesëve të makinave në Elbasan. Kemi shkolla të mesme profesionale  Qendrën e Formimit Profesional, kemi mekanikë shumë të mirë,  kemi kapacitetet për të nxjerrë klasën e shërbimeve që do t’i duhet infrastrukturës, komplet pistës, por kemi edhe mundësi për zhvillimin e turizmit.  Elbasani ka një kulinari shumë të pasur tradicionale, kemi kalanë fushore, por edhe Funarin dhe Gjinarin malor, të cilët tërheqin shumë turistë. Automotoparku do të jetë një magnet i fortë në qendër të Elbasanit për t’i dhënë një zhvillim të gjithë turizmit rajonal.  

  Edhe zhvillimi ekonomik që do të sjellë vetë pista do të jetë shumë e mirë për Elbasanin por edhe Shqipërinë e Mesme. Ne kemi kushtet që të zhvillojmë edhe servisin e mjeteve në Elbasan. Edhe qendra e re që do të bëhet ajo e DSHPTR si edhe qendra e panairive do të jetë një magnet i madh për Elbasanin”, shtoi Llatja. Lajmi i mirë për Elbasanin si pasojë e ndërtimit të Automoto Parkut është edhe fakti se pas ndërtimit të qendrës së re të DSHPTR – së, godina aktuale do të kalojë në pronë të Bashkisë së Elbasanit ku në një të ardhme të afërt lagja ku edhe ndodhet qendra aktualisht do të rikthehet në një institucion arsimor, për komunitetin me shumicë rome, por edhe për fëmijët e lagjes “5 Maji”. Automoto Parku, është një hap historik për automotorizimin shqiptar, për nxitjen e talenteve të timonit në kushte sigurie, për zhvillimin e programeve mbi sigurinë rrugore dhe automotosportin, si dhe për promovimin e kulturës Retro e të komunitetit automotiv! Do të jetë një medalion për të gjithë qarkun e Elbasanit, por edhe për Shqipërinë e Mesme. Investimi përfshin edhe kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan me Qendrën e re të Kontrollit Teknik (kolaudimi), dedikuar shërbimeve të transportit rrugor!  

 Projekti financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit Edi Rama.  

” Funar Fest”, perla turistike për vendasit dhe të huajt.

Koncert festiv, prodhime bio, xhirot me kanoe në liqenet e bukura të Funarit, piknik në lëndinat e kësaj perle turistike, të gjitha këto aktivitete janë realizuar në ” Funar Fest”.  

Qindra qytetarë nga Elbasani e jo vetëm, por edhe shumë të huaj, kanë shijuar natyrën e pastër dhe plot bukuri, në festën e Funarit.  

Shumë të rinj, mes të cilëve edhe vetë Kryetari i Bashkisë Z.Gledian  Llatja, Ministria e Arsimit dhe Sportit Zj. Evis Kushi, kanë pritur miqtë në këtë festë të kthyer tashmë në traditë në Bashkinë e Elbasanit.  

”  Qytetarët janë njohur me Funarin, zonën e  pasur me pyje të shumëllojshme, me liqene të pastra dhe me një natyrë thuajse të pashfrytëzuar, Funari është një nga bukuritë më të rralla të Bashkisë Elbasan, por edhe të vendit. ” Funar Fest” është kthyer në një traditë të bukur në perlën turistike të Elbasanit”, tha në fjalën e tij Z. Gledian Llatja.  

” Shijuam natyrën fantastike, produktet bio të zonës, koncertin festiv dhe xhirot me kanoe në liqenet e bukura të Funarit . Vizioni ynë është ta kthejmë Funarin dhe Elbasanin në një atraksion për turistët e huaj dhe vendas, si dhe në një destinacion për turizmin sportiv dhe të aventurës”, shtoi ai.  

Funari, një një nga perlat turistike thuajse të virgjëra të qytetit të Elbasanit, ndodhet rreth 20 kilometra larg.  

Funari, është një zonë e pasur me pyje dhe me katër liqene apo rezervuarë të ndara, dy brenda fshatit dhe dy të tjerë të fshehur pas nga malet që e rrethojnë atë.  

 Vetëm disa vite më parë Funari thuajse ishte i harruar për nga vetë infrastruktura, thuajse e amortizuar dhe përrreth një orë që mund të shkosh sot, dikur duheshin më shumë se tre orë të mbërrije në destinacion.  

” Maja e Korrës, në Funarin e resurseve dhe turizmit të mrekullueshëm, shumë shpejt do të kthehen në një destinacion turistik për sportet e aventurës në Shqipëri dhe Rajon. Shumë shpejt do të marrë formë ambicia jonë për ta shndërruar këtë perlë mahnitëse natyrore në pikën më të rëndësishme turistike për sportet e aventurës në Shqipëri dhe rajon”, shton kryebashkiaku Gledian Llatja.  

 Dikur kur ishte Komunë, edhe pse me një zhvillim të blektorisë por edhe mbarështrimit të peshkut, rrallë turistët vendas por dhe të huaj e vizitonin Funarin, ndërsa vitet e fundit me marrjen nën administrim të Bashkisë së Elbasanit, kjo zonë është bërë tepër e vizitueshme.  

 Ishte një iniciativë e Bashkisë së qytetit, që Funarit ti jepte atë që me të vërtetë meritonte, emrin, ” Funari Turistik”.    

 E pasur me pyje pishash dhe dushku Funari ofron një klimë të shëndetshme që nëse i shtojmë edhe gatimet tradicionle të zonës bëhet vendi ideal për të kaluar fundjavat.  

Llatja/  Në fuqizimin e demokracisë dhe qeverisjes vendore, elementi thelbësor është decentralizimi fiskal

Në  konferencën  për decentralizmin dhe performancën e qeverisjes vendore, me kryetarët e Bashkive të vendit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, Bashkia Elbasan u vlerësua si një nga bashkitë me performancën më të mirë në vend.  

Në panel ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z.Gledian Llatja i cili ka referuar rreth ” ecurisë së decentralizimit nga këndvështrimi i qeverisjes qëndrore dhe asaj vendore”.  

Në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë së Elbasanit është ndalur tek qeverisja vendore, performanca e qeverisjes lokale, dhe si mund ta bëjmë decentralizimin një sukses.  

Fjala e Kryetarit të Bashkisë në Konferencën për Decentralizimin dhe Performancën e Qeverisjes Vendore  

” Gjatë dekadës së fundit, ka ndodhur një ndryshim në kuptimin e decentralizimit. Qeverisja vendore kaloi në një proçes decentralizimi duke synuar fuqizimin e saj dhe rritjen e cilësisë dhe efiçencës së shërbimeve që ajo ofron.  

Fokusi tani është më shumë në shtytësit aktualë politikë të decentralizimit, reformat dhe aftësinë e tyre për të ndihmuar në çlirimin e potencialit të territoreve në mënyrë që në mënyrë efektive të luftohen pabarazitë, të mundësohet zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të punës si edhe adresimi i sfidave të tjera urgjente të zhvillimit.  

Megjithatë, në mënyrë tipike, performanca e qeverisjes lokale kufizohet nga një sërë faktorësh: burime të kufizuara financiare, mbivendosje kompetencash, nevoja për ngritjen e kapaciteteve institucionale etj.  

Mësimi më bindës i përvojave të fundit të decentralizimit është se të gjithë elementët e reformës duhet të sinkronizohen. Për ta bërë decentralizimin një sukses kërkohet ndërmarrja e një numri hapash të ngadaltë dhe të vështirë që krijojnë marrëdhënie të reja rregullatore midis qeverive qendrore dhe atyre lokale duke përfshirë:  

  • Transferimin e aseteve;  
     
  • Decentralizimi i funksioneve dhe por në të njëtën kohe dhe kalimi i burimeve përkatëse të të ardhurave drejt dhe për qeverisjen vendore.  

     

    Bashkitë kanë kompetenca të kufizuara tatimore lokale nga të cilat mund të financojnë shërbimet që u janë caktuar. Si rezultat, nivelet e disa shërbimeve kërkojnë angazhim më të plotë për të qenë cilesisht dhe në kohë tek qytetarët. 


.



 Decentralizimin e kontrolleve të nevojshme të menaxhimit.  


Qeveritë ndonjëherë kanë gjymtuar aftësinë e qeverive vendore për të kryer funksione të reja duke dështuar në decentralizimin e kontrolleve të menaxhimit por nga ana tjetër edhe pushtetet vendore vuajnë nga kapaciteti i dobët institucional.  Kjo është shpesh për shkak të mungesës së burimeve financiare për të tërhequr dhe mbajtur staf të kalibrit të lartë. Kapaciteti institucional kërkon gjithashtu kohë për t’u zhvilluar.  Ndërtimi i kapaciteteve institucionale në nivel lokal kërkon gjithashtu mbështetje të vazhdueshme nga qendra.  
Gjithashtu, kjo perspektivë e re ka pasoja të mëdha për ndihmën e jashtme pasi fton donatorët që:  

  1. Të mbështesin decentralizimin si një mjet për të promovuar qasjet territoriale ndaj zhvillimit lokal;  
  2. Të pranojnë se kapaciteti i autoriteteve lokale për të luajtur një rol zhvillimi varet nga ekzistenca e një sistemi efektiv të marrëdhënieve me nivelet e tjera të qeverisjes.  
     

    Sfida  

    Ka ende paqartësi ku fillon dhe mbaron autoriteti rregullues apo administrativ mes bashkive dhe qeverisë. E mira do të ishte që për çdo funksion të kishte qartësi për të gjitha llojet e kompetencave rregullatore, administrative, shërbimi dhe investimi për të shmangur përplasjet institucionale. Përmendim këtu emërimin e personelit arsimor apo rasti i dhënies së lejeve mjedisore midis bashkive dhe agjensive rajonale të mjedisit.  
    Ndërkohë që bashkitë kanë bërë përpara dhe duhet të bëjnë më të mirën lidhur me efiçensën e strukturave dhe mirëqeverisjen pasi dhe kuadri ligjor aktual nuk parashikon pengesa,  

     

    Për autonominë fiskale dhe zhvillimin ekonomik bashkitë janë shumë të kufizuara për shkak të sistemit aktual financiar. Bashkitë janë të varura nga financat qendrore dhe nuk kanë mjetet e fuqinë e duhur për të arritur objektivin e zhvillimit ekonomik vendor.  

Në fuqizimin e demokracisë dhe qeverisjes vendore, elementi thelbësor është decentralizimi fiskal, i nënkuptuar si aftësia për të përfituar dhe mbledhur burime të mjaftueshme financiare dhe për ti përdorur këto burime për ti ofruar shërbime komunitetit, sipas nevojave dhe preferencave të tyre, pa ndërhyrjen e tepërt apo të vazhdueshme të niveleve më të larta të qeverisjes.  

Faktori financiar (1 % e PBB për transfertën e pakushtëzuar është nivel shumë i ulët) gjë në të cilën ndikon kapaciteti i dobët vendor për të gjeneruar të ardhura vendore. Por p.sh nese bashkite do te ishin perfituese edhe të ardhurave të eksporteve, kjo do te kishte ndikim pozitiv ne buxhetet vendore.  

Po kështu ka një dallim në sherbim dhe aftesitë e bashkive për tu nisur dhe nga madhësia e bashkisë, e madhe, e mesme, apo e vogel dhe për këtë mund te:

Të nxitet, lehtësohet dhe strukturohet një komunikim dhe bashkëpunim vertikal – horizontal– ndërkufitar mes NJQV, sipas fushave dhe funksioneve;  

Të zhvillohen instrumente të solidaritetit dhe procese të binjakëzimit mes NJQV (e madhee vogël, apo e vogël-e vogël);  

Të nisë dhe të formalizohet nënkontraktimi sipas funksioneve të kërkuara dhe profesioneve të munguara, nga ana e qeverisjes qëndrore apo NJQV fqinje/të ngjashme;  

Në Elbasan  

  • Përvojë të mirë në lidhje me krijimin e një kulture organizative në shërbim të komunitetit, dhe me përballjen e ndryshimit me komunitetet e zonave rurale (ish komuna) të cilët nuk zgjidhnin më një kryetar e një këshill aq afër me ta por do të kishin një administrator të emëruar si lidhja kyçe më bashkinë.  

     
  • Funksionimi i e-sistemit për shërbimin ndaj qytetareve  

     
  • Decentralizimi dhe ofrimi i shërbimeve sociale nga organizata të shoqërisë civile. Një mori aktorësh jashtë sektorit publik – sindikatat, universitetet, fondacionet filantropike, OJF – ndikojnë në performancën publike. Ndër të tjera, ato mund të ndihmojnë në mbajtjen e përgjegjësisë nga pushteti vendor. Grupe të tilla, të njohura kolektivisht si “shoqëria civile”, mund të plotësojnë gjithashtu administratën lokale në kërkim të qeverisjes më të përgjegjshme dhe efektive.  

Llatja/ Masivizimi i sportit, një nga sfidat kryesore të Bashkisë.

Në përfundim të gjithë kompeticioneve kombëtare sportive, Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka bërë edhe një përmbledhje të punës së ekipeve të Klubit Shumësportësh Elbasani.  

Duke qenë një qytet me traditë dhe kulturë, Elbasani shquhet edhe për mbështetjen që i ka dhënë sportit në përgjithësi. Ndaj kryetari i Bashkisë, në fjalën e tij përshëndetëse në këtë takim, është ndalur tek arritjet e larta sportive të ekipeve të Elbasanit gjatë viteve 2021 – 2022, ndërsa ka shprehur edhe një herë mbështetjen e tij maksimale për Klub Sport Elbasanin.   

“Sportin e kemi të gjithë bashkë prioritet, e do qyteti, e do bashkia, e duan elbasanasit, e do rinia e elbasanit në të gjitha aspektet e tij. Masivizimi i sportit është një nga sfidat kryesore që ne kemi. Të gjitha sportet kanë vlerën e vet, duan një përfaqësim dinjitoz, jemi një qytet me kulturë e tradita. Puna jonë, dhe vëmëndja ime është e pakufishme, për problematikat që ne kemi”, tha Llatja.  

Sipas tij, edhe pse aktualisht Bashkia e Elbasanit ka edhe problematikat e saja financiare, ndër to edhe në infrastrukturë, sërisht mbështetja për sportin do të vijojë.  

“Më kryesorja është që qytetarët ta kenë pasionin për sportin, dhe të krenohen me sportin tonë. Ne kemi bërë një punë të mirë të gjithë bashkë, ndaj dua t’ju falenderoj për përkushtimin që jepni.  Jap mbështetjen time maksimale për të gjithë sakrificën dhe  punën e mirë që keni bërë. Për Elbasanin, sporti është një vlerë e madhe, kemi dashur, e duam dhe duam ta shohim në nivele më të larta. Për këtë po punojmë të gjithë bashkë. Kemi pasur rezultate të larta, në shumë disiplina, jemi vlerësuar maksimalisht si qytet nga ana juaj, ndaj nuk ka për t’u harruar e gjithë kjo punë që bëhet. Tashmë jemi në përfundim të Muzeut të Sporteve, në vijim do të bëjmë edhe broshura dhe libra përkatës, duhet t’i bëjmë të gjitha publike”.  

Nga ana e tij, drejtori i Klub Sport Elbasanit Artin Kovaçi u shpreh se ” të gjithë bashkë po punojmë për një ringritje të Klubit të Elbasanit në të gjitha drejtimet. Guri i themelit është krijimi i kushteve të sportistit,por edhe ana financiare, ku një mbështetje ka dhënë kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Gledian Llatja, dhe me plot gojën e quajmë Presidenti i Sport Klub Elbasanit. Por falenderojmë edhe dashamirësit e sportit që kanë kontribuar për ngritjen e Sport Klub  Elbasanit. Do të pasurojmë traditën e sportit ndër vite”.  

Llatja/ 100 vjet marrëdhënie të shkëlqyera me Britaninë

Kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja ka.pritur ne një vizitë në zyrën e tij  anëtarin e partisë Laburiste Britanike  ish-Kryetarin e grupit të miqësisë Shqiptaro-Britanike dhe ish-deputetin e parlamentit Britanik, z.John Grogan. Në këtë takim mes miqsh janë diskutuar shumë projekte në të ardhmen për Elbasanin, ndërsa kryebashkiaku Llatja i ka prezantuar  Z. John Grogan edhe resurset e shumta historike, turistike dhe kulturore që ka Elbasani ndër shekuj. Në fokus të këtij takimi mes tyre ishte edhe përforcimi i miqësisë mes dy vendeve  në kuadër edhe të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri – Britani. Pas takimit kryebashkiaku Llatja u shpreh se ‘ kisha kënaqësin të takoja ditën e sotme një mik të mirë të Shqipërisë, anëtarin e Partisë Laburiste Britanike, ish-Kryetarin e grupit të miqësisë Shqiptaro-Britanike dhe ish-deputetin e parlamentit Britanik, z.John Grogan. Në një bisedë shumë miqësore ndam sëbashku ide dhe projekte për të ardhmen e Elbasanit duke përforcuar edhe më shumë miqësinë mes vendeve tona, në këtë vit të 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqiptaro-Britanike.

Llatja/ Kemi ngritur një Akademi Futbolli të shëndetshme dhe te sigurtë për Elbasanin

Në kompleksin sportiv ” Shefqet Lamcja” u kurorëzua një tjetër sezon i sukseshëm për ekipet e moshave të Akademisë së Futbollit në Elbasan. AF Elbasani U – 13 u shpall kampion rajonal. Ndeshjen nga afër të fitores e ka parë dhe Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja i cili u shpreh se ” jemi shpresëplotë që e ardhmja e Ekipit të Elbasanit është e sigurtë. Eshtë një nismë e nisur një vit më parë ku shumë skepticistë ishin të cuditur me këtë vendimarrje, dhe ecurinë që do kishte Akademia e Futbollit të Elbasanit. Sot, mbas një viti të gjitha ekipet, të gjitha skuadrat dolën kampion në javën e parë, ndërsa shpresojmë që javën tjetër të kemi fitues Ekipin U – 11. Tashmë kemi vënë gurët e themelit, janë konsoliduar ato dhe po ngrihet një Akademi Futbolli e shëndeshme për Elbasanin”.

Java e demokracisë vendore/ Llatja: Elbasani qyteti që i ka dhënë hov vullentarizmit

Java e Demokracisë Vendore 2022, e organizuar nga ” Lëviz Albania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, në ditën e dytë ka patur temë ” Individët si aktorë ndryshimi”.

Në këtë Forum ka marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Gledian Llatja, i cili solli në vëmëndje të pranishmëve, angazhimin e të rinjve në Elbasan për të bërë sa më shumë punë vullnetare në dobi të komunitetit si dhe grupeve më me  shumë nevoja.

Kryebashkiaku solli në vëmendje edhe vendosjen e shumë koshave në qytet, në zona periferike, si edhe në ambjente shkollash, ku u bë një punë e mirë vullnetare që i gjithë komuniteti të sensibilizohej që mbeturinat të hidheshin në kosha dhe jo në rrugë.  

“Vendosja e koshave, ka sjellë një impakt pozitv në komunitet, sa i përket kulturës që përcjell, për hedhjen e mbeturinave në vendet e posaçme. Ky sensibilizim është një element pozitiv, pasi nuk shkakton ndotje të mjedisit”.

Vullnetarizmi dhe zëri i një individi të vetëm, ka pasur ndikim pozitiv edhe tek banorët e komunitetit Rom në Elbasan.

” Është pikërisht zëri i një individi ai i cili jep mesazhin për një problem të caktuar, dhe gjërat marrin për mirë. Pushteti vendor funksionon në mënyrë piramidale, kalon nga One – Stop – Shop, tek administratori, dhe më pas tek Bashkia dhe kryetari i Bashkisë. Por, kur kemi një grup aktivizimi, zëri dëgjohet direkt. Ajo që doja të nxisja me më shumë zë, është aktivizimi, vullnetarizmi. Kur flasim për këto dy çështje, flasim për një shoqëri që ka arritur nivelin e vet të demokracisë. Uroj shumë që të kemi sa më shumë grupe aktive në qytetet tona. Të kemi një zë i cili na vjen në vazhdimësi për problemet që ne kemi. Në qytetin e Elbasanit ashtu edhe në periferi ne kemi disa grupe aktive të cilat sjellin zërin e  tyre në vazhdimësi për problematikat që hasen në qytet, me qëllim që të bëjmë punë dhe t’i bëjmë ato të qëndrueshme”,tha Z. Llatja.Ndër të tjera kryebashkiaku i dha rëndësi edhe Buxhetimit me Pjesëmarrje si edhe Programit Afatmesëm Buxhetor, takime që realizohen direkt me komunitetin, ku është pikërisht zëri i individit ai i cili dëgjohet direkt. Jo çdo Bashki i aplikon, por që Bashkia Elbasan ka një eksperiencë shumë vjeçare tashmë.