Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Lajme

Takim konsultues  rreth draftplanit për barazinë gjinore!  

Është zhvilluar në Elbasan një takim konsultues mbi draftin e Planit të Veprimit për Barazinë Gjinore në zbatim të kartës Europiane për barazi të grave dhe burrave në jetën vendore. Në takimin e organizuar nga Bashkia e Elbasanit dhe Un Ëomen merrnin pjesë përfaqësues nga Aleanca e Grave Këshilltare, Këshilli Bashkiak, Këshilli Rinor, media etj.  

 Përfaqësuesi i Bashkisë Elbasan, z. Ervin Muça  referuar me detaje rreth realizimit të këtij drafti, pohon se “ Bashkia  e Elbasanit është përpjekur që në planin vendor të radhës të korrigjojmë disa elementë që mund të na kenë shpëtuar nga plani i mëparshëm ose të shohim edhe elementë të rinj të cilët jo vetëm na ndihmojnë për të orientuar më mirë shërbimet që ne ofrojmë si bashki, por njëkohësisht duhet krijuar një ndërlidhje midis planeve lokale të tjera”.  

Sipas tij, pjesëmarrës në këtë takim ishin nga të gjitha fushat, ndërsa e cilësoi si shumë të rëndësishëm rolin që luan Universiteti.  

“ Bashkia vërtet ofron shërbime, por këto shërbime jo vetëm që kërkojnë të njihen nga universitetet por njëkohësisht na duhet edhe ekspertiza e universiteteteve për t’i përmirësuar dhe për t’i bërë sa më cilësore këto shërbime.”   

Monika Kocaqi, eksperte e çështjeve Gjinore, e vuri theksin tek rëndësia e barazisë gjinore dhe mënyra se si veprohet për ta zbatuar atë.  

Sipas saj “ky plan vendor veprimi është një instrument i domosdoshëm për të bërë realitet atë që ne synojmë çdo ditë, për të përmirësuar situatën, marrëdhëniet dhe gjithçka çfarë lidhet me pozicionin e grave dhe burrave në komunitetet tona”.  

Veç konsultimeve me të gjithë përfaqësuesit në këtë tryeze, nga ana e Bashkisë së Elbasanit u shpreh angazhimi për punën në arritjen e barazizë gjinore në nivel ekonomik, politik, social e kulturor, si dhe respektimin e dispozitave të kësaj karte, të cilat synojnë arritjen e një jete më të mirë për të gjithë komunitetin.  Qëllimi takimeve është që këto plane të jenë sa më shumë të zbatueshme nga institucionet dhe të reflektojnë ndërhyrjet konkrete që do të zhvillohen për të përmirësuar jetën e grave dhe vajzave. Ky plan realizohet në zbatim të Kartës Evropiane për Barazi të Grave dhe Burrave në Jetën Vendore.Pjesë e projektit “Bashkimi Evropian për Barazinë Gjinore në Shqipëri” zbatuar nga UN Women dhe UNFPA Albania.  

Panairi “ Work &Study”, inkurajim për punësimin e të rinjve!  

Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me  Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve , si edhe Dhomën e Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë, kanë çelur edicionin e 14 – të ,të Panairit “Ëork & Study”.  

I kthyer tashmë në traditë, me qëllim inkurajimin e të rinjve drejt punësimit, në panair marrin pjesë shumë kompani, universitete e institucione të ndryshme, të cilat ofrojnë vende të lira pune. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, teksa hapi ediconin e këtij viti, theksoi rëndësinë e këtij organizimi.  

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, z. Gledian Llatja, e sheh këtë panair si një mundësi komunikimi mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, posaçërisht në sektorin privat.  

Qëllimi i Panairit, është inkurajimi i të rinjve dhe njohja sa më afër me alternativat e ndryshme që ofrohen për punisësimin e të rinjve në të ardhmen.  

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, e cilësoi këtë Panair si një mundësi shumë të mirë për të rinjtë, kompanitë e biznesit, universitetet dhe maturantët.  

Njoftim “Rikonstruksion i shesheve të pallateve në lagjen “Partizani” Z.K. 8524”

N J O F T I M:

Në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 31 datë 04.03.2022, i cili ka miratuar fillimin e proçedurave të shpronësimit për pasuritë që preken nga realizimi i projektit me interes publik, “Mbi miratimin në parim të fillimit të proçedurës për shpronësimin e pasurive pronë private për realizimin e projektit, me interes publik  “Rikonstruksion i sheshve të pallateve në lagjen “Partizani” Z.K. 8524””, mbështetur në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndyshuar, ligjin nr. 8561 datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, i ndryshuar, kërkohet që brënda datës 15.04.2022, pronari/ët e pasurive ose të tretë të cilëve i’u preket pasuria, të dorëzojnë pranë Sektorit të Aseteve të Bashkisë, fotokopje të noterizuar të dokumenteve të pronësisë lëshuar nga ASHK Elbasan si dhe fotokopje karte identiteti.

    Faleminderit!

Njoftim “Strehëz për qentë endacakë”

Bashkia Elbasan në zbatim të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, dhe të Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 19 datë 04.03.2022 “Mbi miratimin e nisjes së proçedurave për marrjen me qira të një ambjenti, që do të përdoret si strehëz për qentë endacakë me një fond deri në 50 000 lekë/muaj”, kërkon të marrë me qira një ambjent social-ekonomik me sipërfaqe 150-200 m2, me ambiente të ndara, për të bërë të mundur grumbullimin, kurimin, sterilizimin dhe disinfektimin e qenëve endacak, me një fond deri në 50 000 lekë/muaj. Ambjenti preferohet me vendndodhje në periferi të qytetit dhe të jetë i pajisur me dritare, aspirim dhe ujë 24 orë. Të gjithë subjektet privatë apo individë të interesuar janë të lutur të paraqesin ofertat ku të përfshihet:

  • Ofertë për dhënie me qira;
  • Vlera e qirasë mujore;
  • Çertifikatë rregjistrimi (NUIS), ekstrakt historik; 
  • Vërtetim për shlyerjen e detyrimeve tatimore vendore dhe rajonale;
  • Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria;
  • Dokument pronësie (i rifreskuar);
  • F/kopje dokument ID;
  • Foto të ambjentit;

Ofertat dorëzohen me zarf të mbyllur pranë zyrë së Protokollit të Bashkisë.

Afati i pranimit të ofertave është data 15.04.2022, ora 09 00.

Hapja e ofertave do të bëhet në datën 15.04.2022, ora 11 00, në godinën e Bashkisë Elbasan.

Gjithashtu, Ju njoftojmë se, pas hapjes së ofertave,komisioni i vlerësimit do të bëjë verifikimin e ambjenteve që janë paraqitur në ofertë, prandaj kërkojmë disponueshmërinë tuaj.

Faleminderit!                                                                                      

Njoftim qytetarëve per regjistrim. Rruga e Re dhe zgjerimi i varrezave 2022.

N J O F T I M:

Bashkia Elbasan me Vendim të Këshillit Bashkiak Nr. 5 datë 31.01.2022, ka miratuar fillimin e proçedurave të shpronësimit për pasuritë pronë private, që preken nga realizimi i projektit me interes publik, “Mbi miratimin në parim fillimim e proçedurës për shpronësimin e pasurive, pronë private që preken nga realizimi i projekteve me interes publik “Rruga e re e varrezave Elbasan dhe ndërtimi nënkalimit hekurudhor në kryqëzimin e rrugës nacionale Elbasan-Librazhd me rrugën “Borodin Mitarja””, “Rikonstruksion dhe ndërhyrje në linjën K.U.Z., ndërtimi i sheshit të parkimit të varrezave publike dhe zgjerimi i varrezave publike”””, ndodhur në Z.K. 8521, Z.K 8522 dhe Z.K 8527, mbështetur në ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndyshuar, ligjin nr. 8561 datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, i ndryshuar, për sa më sipër, kërkohet që në zbatim të ligjit nr. 20/2020 “Për përfundimin e proçeseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, të paraqiten pranëA.SH.K. Zyra Vendore, Elbasan, për të përfunduar proçesin e regjistrimit të pasurisve (AMTP-së)dhe pajisjen me dokument pronësie, qytetarët si me poshtë:

  1. Abdyl Ibrahim Qatipi                                                      9.  Osman Haxhi Fejzo
  2. Ali Uruçi                                                                         10.  Mustafa Abdurrazaku
  3. Adburraman Mehmet Beluli                                         11.  Ibrahim Kapllani
  4. Emin Kacadei                                                                12.  Demir dhe Xhemal Lulja
  5. Vladimir Gjika, Dhimitër Gjika                                     13.  Kasem Graceni
  6. Fatime Xhyra, Hysen Xhyra                                         14.  Adile Ymer Kotherja
  7. Xhaferr Karadaku                                     
  8. Hatixhe Zejnelhoxha dhe trashëgimtarët

Shkarkoni dukumentin e plotë...

Mirënjohje për “ heronjtë” e zjarrit!

Mirënjohje për ekipet e zjarrfikësave që prej disa ditësh u përballën me një situatë të paprecedentë në menaxhimin e zjarrvënieve të qëllimshme. Pas 4 ditësh u vu nën kontroll vatra e zjarrit në kodrat e fshati Ulëm në Njësinë Administrative Gracen.

Inkurajoj të gjitha organet ligjzbatuese të bëjnë një zbardhje të plotë të ngjarjeve të javëve të fundit, në Njësitë Administrative Shushicë, Gjinar, Zavalinë, Labinot Mal, Gracen, Bradashesh,  të marrin masat përkatëse duke vënë para përgjegjësisë çdo shkelës të ligjit.

Kodër Krastës i shtohen 400 pisha të reja!

Një ditë pas aksionit për lirimin e hapësirave në Kodër Krastë, nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja, janë mbjellë 400 fidanë pishe të reja. Kjo kurorë e gjelbër pishash i shtohet masivit pyjor të Kodër Krastës i cili vitet e fundit është kthyer në një park jo vetëm pushimi por edhe kodrinë sportive për qytetarët e Elbasanit. Preferenca sa vjen e rritet për ta frekuentuar Kodër Krastën, për nga vetë pozita gjeografike që ajo ka, por edhe nga klima, prandaj edhe e quajnë ” mushkëria e Elbasanit” . Të katër stinët e vitit, kodrën e sheh të gjelbëruar duke i dhënë qytetit një pamje akoma më të bukur. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka falenderuar të gjitha institucionet që iu përgjigjën thirrjes së Bashkisë Elbasan dhe Prefektit të Qarkut, në një aksion për zëvendësimin e pemëve të dëmtuara ndër vite. ” Mbjellja e pishave tradicionale ne Kodër Krastë do të vazhdojë, të gjithë qytetarët elbasanas mund të mbjellin pemën e tyre në këtë Kodër, e cila zbukuron mjedisin, por ruan edhe shëndetin tonë. Një pemë e mbjellë sot, më shumë shëndet për fëmijët tanë”.

Llatja/ Aksion për rivitalizimin e Kodër Krastës 

Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me ASHP, Drejtorinë e Pyjeve, si edhe Policinë, kanë ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike në Kodër Krastë. Nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja, aksioni ka si qëllim lirimin e hapësirave të zëna kryesisht nga banorë të zonës por edhe qytetarë të papërgjegjshëm. Vetëm ditën e sotme janë liruar 7000 metra të cilat konsistojnë me pemë të mbjella nga banorët të cilat nuk janë karakteristike e zonës. Kreu i Bashkisë Z. Gledian Llatja deklaron se” aksioni do të vazhdojë deri në lirimin e të gjitha objekteve apo godinave pa leje qofshin këto për efekte blektorale apo arsye të tjera në zonën e Krastës. Lirimi i sipërfaqes ështe zëvëndësuar me mbjelljen e pishave, janë hequr gardhet  dhe janë mbjellë me pemë tradicionale. Cdo fond pyjor i Bashkisë së Elbasanit do të jetë për qytetarët e Elbasanit. Nuk ka pasur  dhe nuk do të ketë tjetërsim të fondit pyjor as në Krastë as në zonat e tjera pyjore”.  Sa i përket zjarreve të rëna qëllimisht në disa nga Njësitë Administrative të Elbasanit Z. Llatja pohon se ” Ndërmarja e Shërbimeve Publike si edhe Zjarrëfiksja kanë ndërhyrë në kohë per shuarjen e zjarrit, por flakët janë rindezur sërisht nga persona të qëllimshëm. Shembulli ynë më i mirë është, edhe pse ti e djeg pyllin, Bashkia do ta rimbjelli”. Kodër Krasta e Elbasanit njihet edhe si pjesa domethënëse e “mushkërisë së gjelbër” të qytetit, që tashmë ka marë shtrirje akoma më të gjerë, që nga koha kur ky vend nisi të quhej i tillë, dhe të bëhej vullnetarisht një zonë e gjelbër .

Gëzuar ditën e fisnikërisë bektashiane, ditën e Sulltan Nevruzit!

Z.Llatja uron ditën e Sulltan Nevruzit, ditën e fisnikërisë bektashiane. Në këtë ditë të ringjalljes së madhe, besimtarët bektashianë kremtojnë sot ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja i shoqëruar nga deputetë të Elbasanit dhe besimtarë ka vizituar dhe ka uruar nga teqeja e Baba Sheirift këtë ditë të ripërtëritjes së natyrës dhe ringjalljes së madhe. ” Festa e Sulltan Nevruzit sinjifikon ringjalljen, në këtë ditë lind shpresa, për të  gjithë njerëzimin,  ku të gjithë shpresojmë  për një të ardhme më të mirë. I uron bashkëqyterëve “

Njoftim Drejtoria e Pronave dhe Aseteve

Dritan Bashkim Salibasha

     Ju njoftojmë se Këshilli Bashkiak Elbasan me vendimin nr.05 datë 28.01.2014 “Mbyllje proçedure privatizimi banesash shtetërore”, ju ka miratuar mbylljen e proçedurës së privatizimit të banesës suaj ndodhur në lagjjen”Qemal Stafa”, pall.nr.78/3, hyrja”B”, kati i I-, apartamenti nr.2, z.k 8522, Elbasan.

Me qëllim përfundimin e proçedurave të privatizimit të kësaj banese, Ju njoftojmë të paraqiteni për nënshkrimin e kontratës së privatizimit, në të kundërt në mungesë të paraqitjes suaj, me kalimin e 3 (tre) muajve nga shpallja publike e këtij njoftimi, procedura e privatizimit do të vijojë dhe kontrata do të lidhet me anëtarët e tjerë madhorë të familjes,sikurse është parashikuar në pikën 33 të VKM-së nr.179 datë 26.02.2020 “Për Rregullat, Kushtet dhe Proçedurat e Privatizimit të Banesave që Kanë Qenë Subjekt i Ligjit nr.7652 datë 23.12.1992,”Për Privatizimin e Banesave Shtetërore”, dhe të ligjit nr.9321 datë 25.11.2004,”Për Privatizimin e Banesave dhe Objekteve të kthyera në Banesa, të ndërtuara me fondet e Shoqërive dhe të Ndërmarrjeve Shtetërore”.

 Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin !