Elbasani mikpret Democracy Week 2026, Bashkia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi
Kryetari i Bashkisë Elbasan ka nënshkruar zyrtarisht Memorandumin e Mirëkuptimit me organizatën PVN Albania, duke shënuar kështu nisjen e bashkëpunimit për organizimin e Democracy Week 2026. Ky vit e zhvendos qendrën e rëndësishme të dialogut demokratik pikërisht në zemër të Elbasanit, duke e shndërruar qytetin në një platformë aktive të debatit publik dhe angazhimit qytetar.
Ky projekt nuk është thjesht një aktivitet kalendarik, por një javë intensive e dedikuar debatit publik ku do të përballen ide për të mirën e përbashkët.
Rëndësi e veçantë gjithashtu do ti kushtohet transparencës dhe fuqizimit të llogaridhënies dhe aksesit në informacion.
Pjesëmarrjes Rinore dhe inkurajimi i studentëve dhe të rinjve për të qenë protagonistë të ndryshimit në qytetin e tyre është synimi ynë.
Nënshkrimi i këtij memorandumi rikonfirmon vullnetin e Bashkisë Elbasan për të bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe shoqërinë civile. Përmes këtij partneriteti me PVN Albania, synohet krijimi i urave lidhëse mes institucioneve dhe qytetarëve, duke promovuar vlerat më të larta të demokracisë dhe bashkëqeverisjes.
Elbasani është gati të mirëpresë ide të reja dhe energjinë e jashtëzakonshme të të rinjve, duke dëshmuar se zëri i qytetarit është forca lëvizëse e zhvillimit urban dhe social.