Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Këshilli Rinor, mirëpret ekipin e të rinjve nga Maqedonia e Veriut, të ndodhur në vendin tonë për një vizitë studimore

Këshilli Vendor Rinor i Elbasanit pati kënaqësinë të mirëpresë sot në një takim pune një ekip të rinjsh nga Maqedonia e Veriut, të përbërë nga anëtarë të KVR-ve, Agjencisë për Rininë dhe Sportin si dhe punonjës për rininë në bashki të ndryshme të këtij vendi, të cilët po kryejnë një vizitë studimore në Shqipëri.

Në takim, të rinjtë e të dy vendeve patën mundësi të shkëmbejnë përvojat dhe sfidat reciproke për ngritjen, fuqizimin dhe funksionimin e KVR-ve dhe ato të zbatimit të politikave rinore në vendet përkatëse.

Vizita u krye në kuadër të shkëmbimeve rinore të lehtësuara nga Ministria e Shtetit Për Rininë dhe Fëmijët në Shqipëri, si dhe zyrat e UNDP e UNFPA në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të projektit “Të rinjtë për përfshirje, barazi dhe besim” i financuar nga Fondi i OKB-së për Paqen.

#UN4Uth

#Ministria e Rinise dhe Femijeve

#Bashkia Elbasan

#United Nations Albania

#UNDP Albania

#UNFPA Albania

#UNDP North Macedonia

#UNFPA North Macedonia