Nga Kisha e Shën Kollit, urime për një Pashkë plot paqe dhe gëzim
Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, së bashku me drejtuesin politik të PS për qarkun e Elbasanit, Arbjan Mazniku dhe ekipin e deputetëve, uruan Pashkën besimtarëve ortodoksë nga Kisha e Shën Kollit.
Kjo ditë e shenjtë na fton të reflektojmë, të jemi më pranë njëri-tjetrit dhe të forcojmë besimin se me mirësi, shpresë dhe dashuri, çdo sfidë mund të kapërcehet.
Paqe, gëzim dhe bekime në çdo familje.
Në këtë festë të rëndësishme shpirtërore, u theksua rëndësia e solidaritetit dhe bashkëjetesës në komunitet, si vlera që e bëjnë më të fortë shoqërinë tonë.
Urimet u përcollën me dëshirën që kjo Pashkë të sjellë shëndet, harmoni dhe më shumë optimizëm për të ardhmen për çdo qytetar.