Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Njoftim për mbledhjen e Këshillit Bashkiak

NJOFTIM


Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Elbasan.

Ju njoftojmë se më datë 26.01.2024, ora 10:00 zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), në sallën e qendrës rinore me këtë rend dite:

  1. Miratimi i rendit të ditës së Mbledhjes.
  2. Miratimi i proçesverbaleve të mbjedhjeve të muajit Dhjetor (dt.26.12.2023).
  3. Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë Elbasan për muajin Dhjetor 2023.

3/1.Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Dhjetor 2023.

  • Për miratimin e dhënies me qera të ambjenteve në godinën e pallatit të sportit “Tomor Sinani” në lagjen “28 Nëntori,” nga Bashkia Elbasan.
  • Mbi dhënie në përdorim, pa kundërshpërblim të ambjentit zyrë tek ish-Godina e Partive Politike lagjia Partizani, P.S.D dega Elbasan nga Bashkia Elbasan.
  • Mbi miratimin në parim të fillimit të proçedurës për shpronësimin e pasurive pronë private për realizimin e projektit, me interes publik “Përmirësim i infrastrukturës kryesisht në zona informale, rikonstruksion i gjendjes ekzistuese të rrugës “Arif Dardha” nga Bashkia Elbasan dhe burimin e financimit të këtij shpronësimi”.
  • Mbi miratimin e kontratës së “Shërbimit publik për pranimin, depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve të Bashkisë Elbasan” në impjantin e trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit midis Bashkisë Elbasan dhe Shoqërisë ECO-ELB sh.a  midis Bashkisë Elbasan dhe Shoqërisë ECO-ELB sh.a.
  • Miratimi i normave, karburant për mjete motorike.
  • Mbi transferimin e aseteve të ASHP nga ASHPR tek ASHPU.
  • Informacion për nxjerrje jashtë  përdorimi për 2023.
  • Informacion mbi nxjerrjen jashtë përdorimit të materialeve të (aseteve shkollore) për vitin 2023.

Vo.Komisionet do të mblidhen ditën e hënë më datë 22.01.2024 ora 11:00 në ambjentet e  Bashkisë Elbasan.

KRYETARI I KËSHILLIT BASHKIAK ELBASAN

Lutfi LALA