Njoftim për mbledhjen e Këshillit Bashkiak
NJOFTIM
Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Elbasan.
Ju njoftojmë se më datë 01.07.2024 ora _13:00 zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), në sallën e qendrës rinore me këtë rend dite:
- Miratimi i rendit të ditës së Mbledhjes.
- Miratim i procesverbaleve të mbledhjes së muajit Maj datë 31.05.2024.
- Miratimi i ndihmës ekonomike nga fondi i bashkisë për muajin Maj 2024.
3/1. Miratimi i ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Maj 2024.
- Për një ndryshim në VKB Nr. 29 Dt. 28.03.2024 dhe për “Për një ndryshim në VKB Nr.6 dt.26.01.2024 “Për miratimin e normave dhe kritereve për disiplinimin e shpenzimeve për mjete motorike në administrim të ASHPR”
- Për dhënien me qera të 300 kontenierëve të mbetjeve urbane nga Agjensia e Shërbimeve Publke tek kompania e pastrimit VIOLA – GREEN sh.p.k.
- “Për disa shtesa dhe ndryshime në VKB Nr.163 Datë 21.11.2020 “Për dhënien në përdorim me kontratë qeraje të fondit pyjor publik” dhe VKB Nr.124 Datë 26.09.2022 “Për dhënien në përdorim me kontratë qeraje të fondit pyjor publik”
- Mbi dhënie në përdorim pa kundërshpërblim, (rinovim kontrate) të disa ambjenteve të ish konviktit të Shkollës “Onufri”, Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Elbasan sh.a nga Bashkia Elbasan.
- Për miratim në parim të dhënies së pëlqimit për shfrytëzimin e pronave shtetërore në Njësinë Administrative Gjinar.
9. Për miratimin në parim të transferimit të investimeve të financuara nga EuropeAid/170339/DD/ACT/MK, Cross border Cooperation Programe Republic of North Macedonia.
- Mbi miratimin në parim të kontratës midis Bashkis Elbasan dhe SHAV-it (Shoqata për Autonomin vendnore “Për zbatimin e procedurës së vlerësimit të vetëqeverisjeve vendore me mjedis të favorshëm biznesi (BFC SEE)
- Për emërtimin e një rruge në lagjen “Kala” me emrin e Z. Kristaq Todri.
- Për miratimin e tarifave të mjeteve të lundrimit për zbavitje(kanoe,kajak dhe bicikleta) në zyrën e info pointit Funar dhe për ndryshimin e tarifave për biletat e Muzeut Etnografik “Isuf Myzyri”.
- Miratimi i programit buxhetor afatmesëm 2025-2027, faza e parë.
- Shtesë e të ardhurave të trashëguara dhe e shpenzimeve në buxhetin e vitit 2024.
Të ndryshme,
- Informacion mbi marrjen e masave për parandalimin e emergjencave verore nga zjarri.
Vo.Komisionet do të mblidhen ditën e mërkurë më datë 26.06.2024 ora 14:00 në ambientet e Bashkisë Elbasan.
KRYETARI I KËSHILLIT ELBASAN
LUTFI LALA